Aktualitet

Arrestohet në Fier Sokol Rukaj, 50-vjeçari i dënuar me 8 vjet burg në Itali për drogë, do esktradohet

5 Maj 2020, 09:45 Nga DOSJA
Arrestohet në Fier Sokol Rukaj, 50-vjeçari i dënuar me 8 vjet

FIER– Arrestohet me qëllim esktradimi në Itali, 50-vjeçari Sokol Rukaj. 50-vjeçari është arrestuar gjatë operacionin “Kreshpan”, pasi ishte dënuar në Itali me 8 vjet e 10 muaj burg për trafik narkotikësh.

Ai u arrestua nga Policia në banesën e tij në fshatin Kreshpan dhe do të dërgohet në Itali për të vuajtur dënimin e vendosur nga gjykata e Ankonës.

NJOFTIMI I PLOTË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kreshpan”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Interpol Tirana. Bie në prangat e Policisë 50-vjeçari i dënuar nga drejtësia italiane, me 8 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Sektori për Shërbimet e Specializuara Policore në DVP Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, Interpol Tirana dhe Interfoza italiane, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë operative ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kreshpan”. Si rezultat i operacionit, në fshatin Kreshpan, në banesën e tij u kap dhe u arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi Sokol Rukaj, 50 vjeç, banues në Cakran, Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjykata e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ditën e sotme me qëllim ekstradimi është arrestuar edhe një 37-vjeçar nga Vlora, i cili gjithashtu është dënuar në Itali për trafik droge.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni “kreshpan” sokol rukaj operacioni “kreshpan” sokol rukaj

Sondazh

Poll