Aktualitet

Meta kërkon shkarkimin e tij, Dvorani letër KLGJ-së: Çështje serioze, dua tre ditë kohë të shprehem

Dvorani në letër shkruan se çdo mednim i mndituar nga ana e tij do të përbënte problem dhe precedent për të ardhmen
Featured image of article: Meta kërkon shkarkimin e tij, Dvorani letër KLGJ-së: Çështje serioze, dua tre ditë kohë të shprehem Ilir Meta dhe Ardian Dvorani

TIRANË- Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që është njëherësh dhe kryetar i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, ka kërkuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor 3 ditë kohë që të tregojë argumentet e tij ligjore lidhur me mbarimin e mandatit të tij.

Dvorani në letër shkruan se çdo mednim i mndituar nga ana e tij do të përbënte problem dhe precedent për të ardhmen, ndaj ka kërkuar kohë që për të treguar me hollësi qëndrimin e tij. Më tej kreu i KED, shkruan se në vlerësimin e tij koha e caktuar prej 2 ditësh, por që në fakt nga koha e marrjes në dijeni ky afat është shumë më e shkurtër, në vlerësimin tim është afat jo i mjaftueshëm dhe i arsyeshëm.

LETRA E PLOTË

Sipas relacionit të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës kuptoj se, në mbledhjen e datës 16.04.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të përfshijë në rendin e ditës të kësaj mbledhje, për diskutim, këtë shkresë të Presidentit të Republikës. Ndërkohë, nëpërmjet njoftimit tuaj të datës 27.04.2020 kuptoj se Komisioni i Zhvillimit të Karrierës ka përgatitur një relacion dhe madje Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zhvilluar një mbledhje në datën 27.04.2020, në rendin e ditës së të cilës ka qenë edhe diskutimi dhe/ose vendimmarrja lidhur me problemet që ngre Presidenti i Republikës në shkresën e Tij. Në këtë mbledhje Këshilli vlerësoi të respektojë edhe të drejtën time për tu dëgjuar mbi çështjen objekt shqyrtimi, duke vendosur një afat 2 ditor për të përcjellë mendimin dhe qëndrimet e mia. Së pari, vlerësoj faktin që, ndonëse vetëm pas një mbledhje të dytë, Këshilli ka marrë parasysh faktin thelbësor se nuk mund të diskutohet dhe të vendoset për çështje të karrierës së një gjyqtari, pa u dëgjuar më parë dhe pa pasur paraprakisht mendimin dhe qëndrimin e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Së dyti, sikurse rezulton qartë edhe nga vetë Relacioni i Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, nuk kuptohet dhe nuk gjendet se çfarë natyre ka kjo çështje dhe bazuar në cilën dispozitë ligjore dhe kompetencë është investuar KLGJ për të diskutuar dhe marrë vendim. Së treti, pavarësisht nga sa më sipër, duke qenë se duket qartë se është një çështje që lidhet me statusin dhe karrierën e një gjyqtari, mbetem me shpresën që KLGJ të mbajë parasysh se duhet të garantojë që gjyqtarit, si në rastin tim, duhet ti mundësohet koha e nevojshme dhe afati i arsyeshëm për të shprehur mendimin dhe qëndrimin e tij. Në këtë kuptim, duke pasur parasysh se, ndonëse nuk tregohet mbi bazën e cilit rast, procedurë dhe kompetencë po realizohet ky proces diskutimi dhe vendimmarrje, gjithsesi çështja lidhet me elementët më thelbësore kushtetues e ligjorë të statusit të një gjyqtari. Gjithashtu, në këtë rast, përtej interesit tim konkret si gjyqtar, diskutimi dhe vendimmarrja eventuale e KLGJ duhet të kuptohet se nuk lidhet aspak vetëm me statusin tim, por lidhet me vetë kuptimin, interpretimin dhe zbatimin e drejtë të Kushtetutës dhe të ligjit mbi procesin e shpalljes së konkurrimit, përzgjedhjes, propozimit dhe emërimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Po kështu, ky diskutim duket se lidhet pashmangshmërisht edhe me faktin nëse vetë KLGJ dhe Presidenti kanë respektuar Kushtetutën dhe ligjin në procesin që kanë ndjekur dhe përmbushur deri në emërimin e 3 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.

Kështu që çdo veprim i nxituar nga ana ime në dhënien e mendimit për çështjen dhe, në vlerësimin tim, çdo vendim eventual i KLGJ i marrë si në kushte të emergjencës, përveç problemeve të tjera të mundshme që mund të krijonte, do të përbënte edhe një precedent për të ardhmen. Prandaj, në vlerësimin tim koha e caktuar prej 2 ditësh, por që në fakt nga koha e marrjes në dijeni ky afat është shumë më e shkurtër, në vlerësimin tim është afat jo i mjaftueshëm dhe i arsyeshëm, jo thjesht dhe vetëm në kuptim të nenit 53 pika 2 dh 87 të Kodit të Procedurës Administrative, por mbi të gjitha në raport me problematikën dhe pasojat serioze të çështjes së shtruar për diskutim dhe që shkon përtej prekjes ose jo të statusit tim të gjyqtarit. 

Më herët Këshilli i Lartë Gjyqësor në një mbledhje të zhvilluar online dhe i ka lënë një afat të kufizuar vetëm 48 orë Ardian Dvoranit për të dërguar argumentet e tij. Por KLGJ u fut në punë pas kërkesës së Metës që kërkonte që të shprehe për mbarimin e mandatit të Dvoranit.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “Meta kërkon shkarkimin e tij, Dvorani letër KLGJ-së: Çështje serioze, dua tre ditë kohë të shprehem

  1. Dvoranit I ka mbaruar mandati qysh ne 2014 dhe ka shrytezuar hapesirat e ligjeve te meparshme e te reja(ligji i ri I miratuar ne 2016). Nuk ka patur kohe Te mjaftueshme te mendohet?!

Shto Koment