Aktualitet

‘S’ka pasur shitje nafte prej COVID-19″/ Ulje deri në 60% të pagës, E-maili që njoftoi shkurtimin e pagave tek “Albp

5 Maj 2020, 08:56 Nga DOSJA
‘S’ka pasur shitje nafte prej COVID-19″/ Ulje deri në 60%

FIER– Punonjësit e “AlbPetrol” kanë dalë në protest ditën e sotme pasi kompania ka vendosur për uljen e pagave të tyre deri në 60% për shkak të situatës nga koronavirusi. Ka qënë një e-mail i dërguar nga shefja e Financës, Miranda Lilo, që ka paralajmëruar uljen në rroga të të gjithë punonjësve.

Ulja e pagave është bërë me ndarje në 4 kategori dhe justifikimi është se për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, nuk ka patur shitje të naftës dy muajt e fundit.

E-maili i dërguar tek punonjësit e “Albpetrol”:

Ju lutem merrni masat për përgatitijen e borderove të pagave për muajin prill 2020. Njoftoni edhe qendrat që të përgatisin pagat si mëposhtë:

1.Nënat me fëmijë me pagë minimale (26000 neto)

2.Personat që kanë punuar nga shtëpia me pagën (26000 neto)

3.Personat që kanë qënë në punë -60% të pagës bazë

4.Gjithë personat e terrenit me pagën 26000 neto

Ju lutem filloni përgatitjen urgjente të lustëpagesave ndërkohë për pak do iu vijnë edhe tabelat në Exel

Punonjësit e “Albpetrol” janë ngritur në protestë pasi kompania ka vendosur që t’u ulë pagat dhe disa prej tyre i ka shkarkuar nga detyra. Punonjësit kërcënojnë se do të futen në grevë urie duke pretenduar se kanë punuar nga 8 orë çdo ditë dhe nuk mund të paguhen 26 mijë lekë. Justifikimi i përdorur nga kompania për uljen e pagave është se për shkak të koronavirusit nuk ka pasur shitje nafte. Ndërkohë ende nuk ka asnjë reagim nga drejtori i ri Gent Gazheli.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fier protesta e albpetrol fier protesta e albpetrol

Sondazh

Poll