Aktualitet

5 Maji/ Shqipëria nderon sot Dëshmorët e Kombit, bëhet bashkë Meta e Rama, Basha shkon i vetëm

5 Maj 2020, 06:18 Nga DOSJA
5 Maji/ Shqipëria nderon sot Dëshmorët e Kombit, bëhet

TIRANË– Dita e Dëshmorëve të Atdheut po përkujtohet sot në të gjithë vendin. Për shkak të koronavirusit, për herë të parë tek dëshmorët do të mungojnë lulet e veteranëve dhe të familjarëve të tyre. Të vetmet tufa me lule të vendosura janë ato të politikanëve shqiptarë. Fillimisht në “Varrezat e Dëshmorëve” ka shkuar i vetëm kryedemokrati Lulzim Basha.

Më tej, bashkë e duke hedhur pas krahëve të gjitha përplasjet politike, kanë shkuar presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamnetari Gramoz Ruçi. Krah njëri-tjetrit, të tre janë përulur dhe kanë vendosur lule pranë monumentit “Nëna Shqipëri”.

I vetmi që pranoi të prononcohej për mediat ishte kreu i shtetit, i cili bëri apel që të rinjtë të mësojnë më shumë lidhur me rëndësinë e Luftës Nacional Çlirimtare në mënyrë që ët vlerësojnë edhe sakrificën e dëshmorëve. Meta sigurisht që nuk i ka shpëtuar as pyetjeve politike, në këtë rast për mandatin e gjyqtarit Ardian Dvoranit, megjithatë ai ka zgjedhur që të mos përgjigjet duke theksuar se fokusi sot është tek dëshmorët.

5 Maji është vendosur të jetë disa e Dëshmorëve pasi përkon me vrasjen e Qemal Stafës, i cili ishtë i angazhuar në luftën Nacional Çlirimtare. Pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 e deri me 1945, shteti shqiptar nuk krijoi asnjë status ligjor për dëshmorët e Atdheut. Por në vitin 1923 ligjërohet vetëm pensioni për familjen e tij, si pjesë e ligjit për pensionet e ushtarakëve.

Pas çlirimit, më 28 gusht 1945, kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, miratoi ligjin Nr. 109 “Mbi shpërblimin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”. Ky ligj sanksiononte edhe trajtimin e familjeve të patriotëve që kishin luftuar e rënë për atdheun edhe para Luftës Aantifashiste Nacionalçlirimtare, në kohën e Rilindjes Kombëtare, në luftërat për pavarësi, duke shënuar kështu përpjekjen e parë për një ligj integral për dëshmorët e Atdheut.

Ne vitet ´60-të statusi i dëshmorit përpunohet më tej dhe zgjerohet, duke specifikuar termin”Dëshmor i Atdheut”. Në këtë ligj futen edhe Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, të cilat u ndërtuan në të gjitha qendrat e rretheve të vendit, ku u përqendruan varret e të gjithë dëshmorëve, me përjashtim të atyre të Pezës e të Kuçit të Vlorës. U ndërtuan edhe Varrezat e Dëshmoreve të Atdheut në Tiranë me monumentin “Nënë Shqipëri”. Janë pikërisht këto të fundit që mbledhin çdo vit politikanët shqiptarë, të cilët përulen para figurës së tyre dhe dërgojnë tufa me lule.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 5 maji dita e deshmoreve qemal stafa 5 maji dita e deshmoreve qemal stafa

Sondazh

Poll