Aktualitet

Shkurtime pagash deri në 60% dhe shkarkime nga puna/ Punonjëst e “Albpetrol-it” në Fier nisin protestat, kërcënojnë me

5 Maj 2020, 08:40 Nga DOSJA
Shkurtime pagash deri në 60% dhe shkarkime nga puna/ Punonjëst e

FIER– 250 punonjës të kompanisë “Albpetrol” në Fier janë ngritur në protestë pasi pagat e tyre janë ulur deri në 60% si pasojë e gjendjes së krijuar nga koronavirusi. Të panjoftuar më parë lidhur me shkurtimet, një e-mail i dërguar në zyrën e financës së kompanisë ka paralajmëruar që rroga neto për këtë muaj do të jetë 26 mijë lekë, ndërsa të tjerë do të kenë ulje deri ën 60% të pagës bazë.

Shkurtimet e pa lajmëruara kanë nxitur zemërim tek punësonjësit, të cilët edhe pse në kohë pandemie nuk e kanë ndaluar punën e tyre, duke bërë që të mos përfitojnë edhe nga pagat e luftës.

Sipas kompanisë, shkurtimi i pagave dhe shkarkimet nga puna po ndodhin pasi përgjatë dy muajve të fundit, për shkak të koronavirusit nuk ka pasur shitje të naftës së prodhuar. Punonjësit kërcënojnë me grevë urie dhe nuk pranojnë vendimin.

Por shkurtimi i pagave nuk ishte i papritur pasi në seancën plenare të 30 prillit, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku bëri me dije se është ndërprerë puna në rafineritë e naftës së kompanisë “Albpetrol”. Balluku theksoi se depozitat e naftës së kësaj kompanie janë të mbushura, prandaj procesi i nxjerrjes është pezulluar.

Megjithatë nuk e përmendi për asnjë moment, se punonjësit do të mbeteshin pa rrogë edhe pse kanë qënë në punë. Ata pretendojnë se kanë punuar nga 8 orë çdo ditë do të marrin vetëm 260 mijë lekë rrogë në muaj.

Ndërkohë ende nuk ka asnjë reagim zyrtar as nga drejtori i ri i kompanisë shtetërore të naftës, “Albpetrol” sha., Gent Gazheli. Ish-ambasadori i Shqipërisë në Turqi, zëvëndësoi në detyrë Eriola Mukën, e cila mbante postin prej rreth 6 muajsh.

(k.m.j.v./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gent gazheli koronavirusi ne shqiperi punonjësit e albpetrol në protestë gent gazheli koronavirusi ne shqiperi punonjësit e albpetrol në protestë

Sondazh

Poll