Aktualitet

I dënuar me 8 vite burg për drogë, arrestohet 37-vjeçari në Vlorë, do ekstradohet drejt Italisë (EMRI)

5 Maj 2020, 07:51 Nga DOSJA
I dënuar me 8 vite burg për drogë, arrestohet 37-vjeçari

Vlorë- Policia e Vlorës ka arrestuar 37-vjeçarin Denis Hysaj, pasi gjykata e italiane e ka dënuar me 8 vite burg për trafik droge. Ai pritet të ekstradohet drejt Italisë për të vuajtur dënimin. 

Njoftimi i Policisë:

Kapet një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni, nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana. Vihet në pranga 37-vjeçari i dënuar me 8 vite burg, me qëllim ekstradimi drejt shtetit italian.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë kapur dhe arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimi, shtetasin:

Denis Hysaj, 37 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, me vendimin e datës 16.11.2018, e ka dënuar me 8 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

J,V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet vlonjati denis hysaj arrestohet vlonjati denis hysaj

Sondazh

Poll