Aktualitet

50-vjeçari i infektuar mori pjesë në varrim/ 27 personave në Elbasan u merret tamponi, asnjë prej tyre nuk rezulton pozitiv

5 Maj 2020, 08:24 Nga DOSJA
50-vjeçari i infektuar mori pjesë në varrim/ 27 personave

Elbasan– Gjatë 24 orëve të fundit asnjë person nuk ka rezultuar me COVID-19 në qytetin e Elbasanit. Burime për Dosja.al bëjnë me dihe se janë testuar 27 persona, por asnjë prej tyre nuk ka rezultuar i infektuar. Të njëjtat burime bëjnë me dije se  këto tamponë janë marrë kryesisht nga rrethet familjare të dy rasteve të konfirmuara dje.

Një ditë më parë rezultuan dy persona të infektuar me COVID-19 në qytetin e Elbasanit, një 50 vjeçar  banor i Menglës dhe njq 84-vjeçar, është banor i lagjes “5 maji”. 50-vjeçari ditët e fundit kishte marrë pjesë në varrimin e të vëllait dhe u dyshuar se mund të kishte infektuar edhe persona të tjerë. Ndërsa, nipërit e të moshuarit shfaqën problem me diarrenë dhe morën mjekim në spital. Edhe për këta të fundit u dyshua se mund të ishin prekur nga virusi.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi një dutë më parë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 8 raste të reja me COVID-19 dhe numri i të infektuarve ka shkuar në 803. Harta është zgjeruar me 5 raste në Tiranë, 2 në Elbasan dhe 1 rast në Durrës. Ndërkohë në vend janë shënuar vetëm 31 viktima dhe 68 % e pacientëve të infektuar janë shëruar. Aktualisht në spitalet COVID po marrin mjekim 34 pacientë, vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat covid në shqipëri koronavirusi ne shqiperi viktimat covid në shqipëri

Sondazh

Poll