Aktualitet

U filmua duke bërë skena të turpshme në rrugë/ Policia reagon për videoskandalin: Efektivi është përjashtuar nga radhë

4 Maj 2020, 12:17 Nga DOSJA
U filmua duke bërë skena të turpshme në rrugë/ Policia

TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar nga Dosja.al mbrëmjen e djeshme. Me anë të një njoftimi zyrtar, është bërë me dije se punonjësi i Partrullës së Përgjithshme, me iniciale M. K është përjashtuar nga radhët e policisë, pas publikimit të videos nga Dosja.al, ku ky i fundit u shfaq me uniformë, brenda një makine policie teksa ledhatonte dhe fërkonte një vajzë.

Sipas policisë, efektivi ka shkelur rëndë kodin e etikës. Në njoftim theksohet se Policia e Shtetit dënon ashpër veprime të tilla që cenojnë imazhin e Policisë tek qytetarët dhe fton cilindo që të denoncojë çdo rast të cenimit të figurës së punonjësve të Policisë apo të abuzimit me detyrën.

Njoftimi i policisë:

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie që ka shkelur rëndë Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, duke cenuar imazhin e Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për të filluar menjëherë hetimin disiplinor.

Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe DVP Tiranë, pas verifikimeve të kryera dhe hetimit të bërë, identifikuan punonjësin e Policisë, i cili është shtetasi M. K, punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 3.

Për këtë punonjës u bë pezullimi nga detyra dhe u mor masa e përjashtimit nga Policia e Shtetit, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit dënon ashpër veprime të tilla që cenojnë imazhin e Policisë tek qytetarët dhe fton cilindo që të denoncojë çdo rast të cenimit të figurës së punonjësve të Policisë apo të abuzimit me detyrën, duke u garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Mbrëmjen e djeshme, Dosja.al publikoi videon, ku një makinë policie me logon dhe dizenjimin e Policisë së Shtetit, me targë AA 589 RR, qëndroi në mes të rrugës dhe aty shkoi një vajzë. Më pas vajza bisedoi me policin dhe ky i fundit filloi ta ledhatonte dhe ta prekte në të pasmet e saj.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet polici prek vajzen ne rruge skandali ne tirane polici prek vajzen ne rruge skandali ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Maj 2020, 10:45

TIRANË– ReportTv ka siguruar pamjet e momentit ku 22-vjeçari Klevis Alla bashkëpunoi me policinë dhe tregoi vendin ku ishin hedhur armët e për...