Aktualitet

Prokuroria zgjat 3 muaj hetimet për Llallën, ish-kryeprokurori ankesë në Gjykatë

27 Mars 2019, 14:00 Nga DOSJA
Prokuroria zgjat 3 muaj hetimet për Llallën, ish-kryeprokurori

TIRANË- Prokuroria për Krimet e Rënda ka zgjatur me 3 muaj afatin e hetimit ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ky vendim nuk është pritur mirë nga ish-kru i akuzës, mbrojtja e të cilit ka bërë kërkesë që pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Bib Ndreca, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda.

Adriatik Llalla është nën hetim prej vitit 2018 nga Krimet e Rënda në Shqipëri, pasi mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë, interesave private të të zgjedhurve dhe nëpunësve publikë”, “mosdeklarim të shumave monetare në kufi”, “pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “shpërdorim detyre”.

Po ashtu, për shkak të hetimit të ngritur ndaj tij, në korrik të një viti më parë, Krimet e rënda me kërkesë të prokurorisë kanë vendosur nën sekuestro preventive disa prona të ish-kreut të akuzës. Ka qenë Prokuroria për Krimet e Rënda, që asokohe u shpreh se Llallës iu vendosën nën sekuestro një apartament 67 metra katrorë në Durrës dhe katër parcela toke me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 22 mijë metrash katrorë.

Adiatik Llalla nga ana tjetër ka punësuar një kompani lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila do të punojë për heqjen e sanksionit të vendosur nga Departamenti i Shtetit ndaj ish-Kryepokurorit të Shqipërisë. (Lexo këtu) Kjo kompani ka filluar punën në favor të ish-numrit një të organit të akuzës më 15 shkurt 2019.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla zgjaten hetimet adriatik llalla zgjaten hetimet

Sondazh

Poll