Aktualitet

Mashtroi një grua dhe i mori 8 mijë euro, arrestohet 35-vjeçari nga Vlora

27 Mars 2019, 13:18 Nga DOSJA
Mashtroi një grua dhe i mori 8 mijë euro, arrestohet 35-vjeçari

VLORË- Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia e Vlorës. Sipas njoftimit zyrtar, për 35-vjeçarin me inicialet K.Ç., banues në Vlorë, Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Mësohet se për një periudhë 1-vjeçare, personi në fjalë i ka marë një shtetaseje me anë të mashtrimit shumën prej rreth 8 mijë euro.

Njoftimi i policise

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: K.Ç, 35 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Shtetasi K.Ç, për një periudhë një vjeçare, i ka marë një shtetaseje me anë të mashtrimit shumën prej rreth 8 mijë euro.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 25 vjecari mashtrim prej 8 mije eurosh vlore arrestohet 25 vjecari mashtrim prej 8 mije eurosh vlore

Sondazh

Poll