Aktualitet

Shkarkime në Tatime, Hipoteka dhe Dogana, ikin Ikonomi, Pjetri e Vjero, vijnë Duro e Gjokutaj

27 Mars 2019, 11:57 Nga DOSJA
Shkarkime në Tatime, Hipoteka dhe Dogana, ikin Ikonomi, Pjetri e Vjero,

TIRANE–Lëvizje në administratë me propozim të Ministrisë së Financave. Në mbledhjen e radhës të qeverisë Rama, janë shkarkuar drejtoresha e Tatimeve dhe ajo e Doganave. Gjithashtu, një tjetër lëvizje e bujshme është ajo e drejtorit të Hipotekave, Valdrin Pjetri. Pjetri është emëruar prefekt i qytetit të Shkodrës.

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Tatimeve, Vasilika Vjero. Vjero mbante këtë detyrë që prej tetorit të vitit 2016 deri më tani. Nga sot, ajo do të jetë zv.ministre e Ekonomisë.

Dosja.al ka mësuar se në vend të saj është emëruar Enton Duro. Duro, deri më tani ka qenë i drejtor i Drejtorisë së Taksës së Pronës.

Gjithashtu, është shkarkuar Drejtoresha e Doganave, Belinda Ikonomi. Në vend të saj është emëruar Arlind Gjokutaj, që ka qenë drejtor tek Pastrimi i Parave.

Nuk ka asnjë informacion lidhur me motivacionin e shkarkimit të zyrtarëve të lartë të administratës.

VENDIMET E PLOTA TË QEVERISË PËR NDRYSHIMET NË ADMINSTSRATË

VENDIM PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DOGANAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 15, të ligjit nr.102/2014, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI EDI RAMA

***

VENDIM PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI EDI RAMA

***

VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Znj. Belinda Ikonomi emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI EDI RAMA

***

VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Znj. Albana Shkurta, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI EDI RAMA

***

VENDIM PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË SHKODRËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI EDI RAMA

***

VENDIM PËR LARGIMIN NGA DETYRA TË NJË ANËTARI TË KOMISIONIT KOMBËTAR RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të pikës 1, të nenit 5, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arlind gjokutaj belinda ikonomi enton duro levizje ne administrate shkarkohet vasilika vjero valdrin pjetri arlind gjokutaj belinda ikonomi enton duro levizje ne administrate shkarkohet vasilika vjero valdrin pjetri

Sondazh

Poll