Aktualitet

Vangjeli tha se ishte i dënuar, ish-deputeti e mohoi/ Ja kush është vëllai i madh nga nëna i Ervin Salianjit

27 Mars 2019, 12:51 Nga DOSJA
Vangjeli tha se ishte i dënuar, ish-deputeti e mohoi/ Ja kush

TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka replikuar ashpër ditën e djeshme me analistin Lorenc Vangjeli, i cili pyeti Salianjin nëse kishte një vëlla të dënuar në Itali dhe nëse ky i fundit kishte ndryshuar edhe emrin. Salianji e mohoi këtë gjë dhe tha se ka vetëm një vëlla që është student i Juridikut.

Ditën e sotme, gazeta Tema ka publikuar një artikull ku thotë se ka bërë verifikimet në ish-komunën e Lozhanit, ku rezulton se ish-deputeti ka një vëlla nga nëna.

Gazeta pretendon se sipas të dhënave zyrtare, ai tani quhet Alex Kacani, me emër të ndryshuar, ka lindur në Lozhan në vitin 1979 dhe është vëllai i madh i Ervinit nga martesa e parë e nënës të tij Shega, me Bedri Xhengon.

Më pas ajo është martuar me Bujar Salianjin, babain e Salianjit, me të cilin ka dy djem.

Një nga djemtë është Ervin Salianji.

Ndërkohë djali i parë i mamasë së Salianjit, është Klodian Xhengo. Për shkak të problemeve me drejtësinë, ai ka ndryshuar emrin në Alex Kaçani. Gazeta shkruan se ai është i dënuar nga drejtësia në Europë, dhe për këtë arsye ka ndërruar identitetin e tij. Mbiemrin, Klodian Xhengo e ka ndryshuar në Gore më 14.01.2005, ndërsa mbiemrin në Bulgarec më 28.01.2005.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alex kacani ervin salianji vellai i salianjit alex kacani ervin salianji vellai i salianjit

Sondazh

Poll