Aktualitet

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit/ Të arrestuarit tregojnë emrin e autorit, Klodian Bane akuzohet se shkrepi armën

27 Mars 2019, 09:08 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Jurgen Kurtit/ Të arrestuarit tregojnë emrin e autorit,

Tiranë- Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen e Jurgen Kurtit. Dosja.al ka mësuar se personi i cili është shpallur në kërkim nga policia është Kodian Bane dhe dyshohet se është pikërisht ai që e ka shkrepur armën.

Emri i Banes ka dalë nga dëshmitë e 3 të arrestuarve një ditë më parë nga policia e Tiranës, të cilët kanë rrëfyer gjithashtu edhe dinamikën e krimit, mënyrën se si e kanë ndjekur Kurtin për dy javë deri në mbrëmjen fatale.

Elsi Levendi, 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë, Alesio Berberi, 33 vjeç lindur në Patos, Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos, u arrestuan një ditë më parë dhe rrëfyen para autoriteteve se e kanë vrarë 26-vjeçarin e njohur si “menaxheri i VIP-ave”, pasi janë paguar për 30 mijë euro.

[sgallery url=”https://dosja.al/vrasja-e-jurgen-kurtit-gjykata-le-ne-burg-tre-te-arrestuarit-2/”]

Si u kordinuan autorët për vrasjen?

Pranë banesës së Kurtit dhe personi që e ndiqte në këmbë ka qenë 21-vjeçari, Elsi Levendi. Edhe momentin e vrasjes 21-vjeçari ka qenë i pranishëm në zonë dhe dyshohet se ai ka njoftuar ekzekutorët për mbërritjen e Kurtit pranë pallatit.

Pasi autorët kryen krimin ata janë larguar nga vendngjarja me një makinë   tip “Benz” ngjyrë gri, që është në pronësi të Klodian Banes. Makina drejtohej nga Banja dhe rezulton me dokumentacion të rregullt, e regjistruar në Fier.

Për të shkuar tek të arrestuarit policia ka grumbulluar mbi 50 kamera sigurie nga liqeni deri tek ‘Pallati me Shigjeta’, nga ku ka zbuluar 4 të rinjtë dhe lidhja mes tyre. ArmëT, makinaT dhe sendet e tjera të sekuestruara nga policia janë gjetur ne banesën e Alesio Berberit. (lexo këtu)

Jurgen Kurti, i njohur si menaxheri i VIP-ave, (Lexo këtu) vra pranë shtëpisë së tij në afërsi të stadiumit “Selman Stermasi”,në  rrugën ‘Zef Jubani’.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alesio berberi elsi levendi klodian bane olsi qalliaj vrasja e e jurgen kurtit alesio berberi elsi levendi klodian bane olsi qalliaj vrasja e e jurgen kurtit

Sondazh

Poll