Aktualitet

Bllokimi i buxhetit/ Soreca i kthen përgjigje kryebashkiakes së Prrenjasit: S’është në dorën tonë

27 Mars 2019, 11:42 Nga DOSJA
Bllokimi i buxhetit/ Soreca i kthen përgjigje kryebashkiakes së

TIRANË– Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca i ka kthyer përgjigje letrës së kryebashkiakes së Prrenjasit, Miranda Rira e cila shkruante për bllokim dhe mosmiratimin e buxhetit. (Lexo këtu)

Në përgjgjen e tij, sqaron se personat përgjegjës dhe që mund t’i japin zgjidhje kësaj situate, janë institucionet shqiptare dhe jo delegacioni.

Ambasadori përmend gjithashtu Ministrinë e Brendshme e cila është përgjegjëse për cështjet lokale në administratën shqiptare.

Këtë përgjigje Rira e ka publikuar në rrjetet sociale dhe krahas shkruan se bllokimi i buxhetit është bërë nga këshilltarët e Partisë Socialiste, kryetarja e Këshillit Bashkiak dhe deputetët e PS-së.

Kjo situatë dëmton në mënyrë themelore banorët e Perrënjasit të cilët presin shërbime dhe të mira material. I bëjmë thirrje në veçanti, llogaritarit të kooperativës së tipit të lartë, pseudo-deputetit Nuri Belba , mos vazhdojë me presionet e tij ndaj këshilltarëve, të cilëve duke ngrënë gjizë nëpër lokale ju thotë “mos e miratoni buxhetin ose e shtyni sa më gjatë, që kur të vimë ne, të kemi naj lek”.

Duke bllokuar ushqimin e fëmijëve në kopësht dhe në çerdhe, duke lënë 40.000 mijë banorë pa shërbime, duke lënë Prrenjasin të fundit nga 61 bashki të vendit tonë, “nuk keni për të ardhur kurrë” , por do ta merrni pas qafe, atë që meritoni,”- shkruan Rira.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokimi i buxhetit luigi soreca miranda rira prrenjas bllokimi i buxhetit luigi soreca miranda rira prrenjas

Sondazh

Poll