Aktualitet

Denoncimi te Berisha: Ekselenca nuk përfiton siç thuhet, vendet e punës zihen me telefon

27 Mars 2019, 13:44 Nga DOSJA
Denoncimi te Berisha: Ekselenca nuk përfiton siç thuhet, vendet e

KRUJË- Ish-krymenistri Sali Berisha vijon me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij, nga qytetarë të ndryshëm.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar një denoncim të disa studentëve të ekselencës, që pretendojnë se emërimet në detyrë në Spitalin e Krujës nuk bëhen me meritë sipas listës së ekselencës, por me telefon.

Postimi i plotë:

Denoncim i ri nga studente te ekselences mbi mashtrimin e Edvinit!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje zoti Berisha.Shpresoj ta publikoni.Jemi nje grup denoncuesish nga portali i qarkut te Durresit.Ja deshtimi i portalit qe ne hapjen e tij.Vendimi i ministres per dhenien e 10 pikeve per ato qe kane mesatare 9.00 deri 10.00 ishte nje mashtrim.Studentja ekselente me mesatare 9.4 nuk perfiton 10 pike dhe per me teper ne mos mjaftonte kjo i heqin dhe emrin nga lista (gabim njerezor). Me date 13.03.2019 thellohet akoma me tej skandali ne prezence te 40 fituesve.Ku ne listen e vendeve vakante ishte 15 vende pune filluan sipas radhes dhe sapo largohen 5 fituesit e pare ne liste vendi i punes ofrohet me telefon nga drejtoria e spitalit te Krujes dhe i lire per mikun, kur drejtoresha e spitalit te Durresit i solli vendet e punes para se fillo perzgjedhja.Duke qene se 2 vendet e punes ne spitalin e Krujes u zune me mik ne u detyruam te qendronim ne liste pritje.Keqardhje per perfaqesuesit e ministrise qe e bene kete padrejtesi e cila eshte e turpshme ne sy te fituesve.Shpresoj ta publikoni.

Kryeministri Edi Rama, është shprehur se në mbështetje të ekselencë është marrë vendimi që ata të punësohen në administratë sipas merite. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denoncimi te berisha punësimi i ekselencës spitali i krujës denoncimi te berisha punësimi i ekselencës spitali i krujës

Sondazh

Poll