Aktualitet

Vala e shkarkimeve të drejtorëve, ja kush janë 2 të paprekshmit (Foto)

27 Mars 2019, 13:20 Nga DOSJA
Vala e shkarkimeve të drejtorëve, ja kush janë 2 të

TIRANE- Shkarkimi i 3 drejtorëve sot, kompletoi zëvendësimin e drejtorëve më të rëndësishëm, që pasuan ndryshimet në Qeveri.

E nisi e para Belinda Balluku që, pasi largoi drejtorin e ARRSH, Afrim Qendro, i mori me radhë drejtoritë e rëndësishme, për të zëvendësuar të emëruarit e Gjiknurit me të besuarit e vet.

E njëjta gjë me Ministren e Financave, që e kishte nisur spastrimin e heshtur të njerëzve të Ahmetajt brenda Ministrisë, ndërsa sot mori firmën e Kryeministrit për shkarkimin e 2 drejtorëve kryesorë, doganat dhe tatimet.

Pas këtyre ndryshimeve, bien në sy 2 vende të lakmuara, që çuditërisht nuk janë prekur nga ministrat e rinj.

Belinda Balluku i mori nën kontroll drejtoritë kryesore të Ministrisë, por nuk ka mundur akoma të marrë OSHEE.

Ardian Çela, i emëruar në 1 dhjetor 2014, e ka kaluar një mandate 4 – vjeçar në krye të Korporatës më të madhe shqiptare, por mbetet i paprekshëm.

U përfol si kandidat për Bashkinë e Durrësit, por mesa duket, u tërhoq vet për të mbajtur OSHEE.

Lidhja e tij me Vangjush Dakon dhe direkt me kryeministrin, duket se i kanë dhënë imunitet ndaj gjithë ministrave.

E dyta, me imunitet të pacënueshëm duket se është Frida Krifca, drejtoresha e AZHBR.

Bledi Çuçi mund të ketë marrë frenat e Ministrisë së Bujqësisë, por drejtorinë më të rëndësishme, nuk mund ta kontrollojë.

Madje Krifca u përfol për shkarkim pas denoncimit të një biznesmeni, por ndërhyrja e një tjetër biznesmeni, akoma më të madh dhe me lidhje të forta politike, e mbajti në detyrë.

Madje zëra nga ministria thonë se Krifca përfaqëson aty “trustin” e luleshtrydheve, duke iu referuar biznesmenit që e mbajti në detyrë.

Këto 2 raste tregojnë se ndryshimet në drejtoritë e rëndësishme nuk kanë parasysh rezultatet, por mbështetjen politike dhe ekonomike dhe sigurisht,dëshirën e ministrave të rinj për të marrë në kontroll buxhetet e mëdha që kalojnë nga drejtorët.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardian cela frida krifca shkarkimet ne administrate ardian cela frida krifca shkarkimet ne administrate

Sondazh

Poll