Bota

U morën nga qeveria britanike për të përballuar situatën e COVID-19, ventilatorët kinezë hidhen në kosh, rezultojnë të

1 Maj 2020, 20:29 Nga DOSJA
U morën nga qeveria britanike për të përballuar

BRITANI- Ventilatorët kinezë që ministrat britanik kërkuan për t’i përdorur për trajtimin e pacientëve me koronavirus, kanë rezultuar të dobët dhe të papërshtatshëm madje dhe të rrezikshëm për tu përdorur për pacientët që ishte të infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse.

250 ventilatorë që arritën nga Kina në 4 Prill janë hedhur për arsye se nuk shërbenin për t’u dhënë oksigjenë të sëmurve. Mjekët në spitalet e NHS në West Midlands, të cilët morën ventilatorët, ishin aq të shqetësuar sa i shkruan sekretarit të shëndetit, Matt Hancock, sekretarit të shëndetit, duke paralajmëruar se mund të vrisnin pacientë.

“Ne besojmë se nëse përdoren, ato mund të dëmtojnë pacientin, madje ta vrasin atë. Shpresojmë që këta respiratorë të tërhiqen dhe të zëvendësohen me më të mira për të ofruar një kujdes më të mirë intensiv për pacientët”, shkruan ata.

Mjekët paralajmëruan Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale se sasia e oksigjenit në pajisje ndryshonte herë pas here dhe cilësia e tyre ishte shumë e dobët. Bëhej fjalë për Shangril 510, respiratorë të “Pekin Aeonmed”, një prodhues kryesor i tyre në Kinë, por sipas mjekëve ato ishin krijuar për përdorim në ambulanca dhe jo për  në spitale.

Në ditën kur arritën, qeveria falënderoi Kinën që i dërgoi, por më vonë, spitalet që i morrën në përdorim, raportuan se ato nuk ishin optimale. “Jo të gjithë respiratorët funksionojnë. Ato nuk kishin qendrat e duhura të oksigjenit dhe tubat nuk u përshtatën. Të gjitha spitalet u përpoqën t’i përdorin, por dështuan. Në atë kohë, ne ishim shumë të shqetësuar, pasi mendonim që spitalet do të ishin të mbushur me pacientë që kishin nevojë për frymëmarrës. Për fat të mirë kjo nuk ndodhi”, tha një nga zyrtarët e rangut të lartë të një spitali.

Burimi: The Guardian

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani koronaviruis ne britani britani koronaviruis ne britani

Sondazh

Poll