Bota

Serbët provokojnë shqiptarët e Kosovës/ Me FOTO të Putinit e Karaxhiçit qarkullojnë nëpër rrugët e Pejës, ndalohen ng

1 Maj 2020, 17:31 Nga DOSJA
Serbët provokojnë shqiptarët e Kosovës/ Me FOTO të

KOSOVË – Dy automjete me targa të Serbisë, kanë shkaktuar telashe në rrugët e Pejës pasi kishin vendosur dy piktura të presidentit rus Vladimir Putin dhe shkrimtarit nacionalist serb, Vuk Karaxhic.

Drejtuesit e automjeteve nga Novi Sadi janë shoqëruar nga Policia e Kosovës ku edhe po merren në pyetje. 

“Pasdite policia ka ndaluar dy kamione, në njërën ka qenë e vendosur fotografia e presidentit rus, Vladimir Putin, ndërsa në tjetrën një fotografi e Vuk Karaxhic. Të dy shoferët janë shoqëruar në stacionin policor në Pejë ku edhe janë duke u intervistuar. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Kamionët janë me targa të Novi Sadit”, tha një burim nga policia për ‘Telegraf’.

Gjesti i tyre ka shkaktuar zemërim tek vendasit, të cilët janë shprehur se e gjitha ka qënë një provokim.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove vladimir putin vuk karaxhic kosove vladimir putin vuk karaxhic

Sondazh

Poll