Bota

Me armë dhe anti-plumb! Qytetarët e Miçiganit në protestë kundër masave të koronavirusit. Mbështeten nga Trump: Ata kër

1 Maj 2020, 19:25 Nga DOSJA
Me armë dhe anti-plumb! Qytetarët e Miçiganit në

SHBA– Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka dalë në mbështetje të protestuesve të Michiganit, të cilët kanë dalë të protestojnë, për masat e vendosura ndaj koronavirusit nga guvernatorja Gretchen Whitmer.Madje disa prej tyre janë të armatosur dhe me jelekë antiplumb.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Trump ka thënë se guvernatori i Miçiganit duhet të heqë dorë nga disa masa dhe të bëjë një marrëveshje me protestuesit pasi ata kërkojnë liri.

“Guvernatori i Miçiganit duhet të heqë dorë nga disa masa dhe të shuajë zjarrin. Këta janë njerëz shumë të mirë, por janë të zemëruar. Ata kërkojnë t’u kthehet jeta e tyre në mënyrë të sigurt. Takoji ata, diskuto, bëj marrveshje”- ka thënë Donald Trump në mesazhin e tij në Twitter, duke iu drejtuar guvernatorit.

Ditën e djeshme qindra protestues, shumë prej të cilëve të armatosur rëndë, hynë në selinë e guvernatores demokrate Gretchen Whitmer për të kundërshtuar me forcë urdhërin e saj për zgjatjen e karantinës së koronavirusit me dy javë të tjera, deri në 15 maj.

Michigan është një nga shtetet më  të prekura  nga COVID-19 deri  dje  janw raportuar  më shumë se 41, 000 të infektuar e rreth 3800 vdekje.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump gretchen whitmer koronavirusi ne shba donald trump gretchen whitmer koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll