Bota

Pacolli: Isha i gatshëm të karantinohesha në konvikt, do të ishte nder për mua

1 Maj 2020, 19:36 Nga DOSJA
Pacolli: Isha i gatshëm të karantinohesha në konvikt, do të

KOSOVË- Kryetari i Aleancës Kosova e Re, njëherësh deputet, Behgjet Pacolli, ka thënë se asnjëherë nuk ka shprehur kundërshtimin e tij për një vendosje të mundshme të tij në karantinë, në Qendrën e Studentëve, në Prishtinë.

Në një lidhje direkte me emisionin “Pressing” në televizionin T7, u shpreh se se ka qenë i gatshëm të karantinohet në konvikt dhe do ishte nder për të.

Asnjëherë s’jam shprehur kundër shkuarjes në konvikt. Kam qenë i gatshëm të shkoj. Do të ishte nder, të jem me pjesën tjetër të qytetarëve”, ka thënë Pacolli.

Pak ditë më parë Pacolli u bë “mollë sherri” për autoritetet në Kosovë dhe ato nuk lanë uljen e avionit të tij në Prishtinë. Deputeti duke u mos u lejuar që të shkonte në Kosovë dhe udhëtoi nga Zvicra drejt Shqipërisë. Më pas ai shkoi në Kosovë dhe tashmë është izoluar në banesën e tij.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni behgjet pacolli koronavirusi ne kosove behgjet pacolli koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll