Bota

E përplasën me makinë, më pas e masakruan me thikë. Humb jetën 23-vjeçari nga Prizreni

1 Maj 2020, 17:43 Nga DOSJA
E përplasën me makinë, më pas e masakruan me thikë.

KOSOVË– Një 23 vjeçar nga Prizreni është vrarë pasditen e sotme. Mësohet se i riu ka qënë duke qarkulluar me një motoçikletë kur është përplasur nga një makinë.

Më pas raportohet se dy personat brenda mjetit, kanë dalë dhe e kanë sulmuar me thikë duke e lënë të vdekur në vend.  Lajmin e ka konfirmuar për mediat zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Policia ka marrë informatë për një sulm rreth orës 14 e 30 nga disa persona të dyshimtë. Policia ka kontaktuar me një dëshmitar që ka qenë bashkë me viktimën”.

Dy të dyshuarit kryesore për vrasjen janë ndaluar, ndërsa policia ka vijuar me marrjen e tyre në pyetje dhe kontrollet në banesat e tyre.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove vrasje ne prizren kosove vrasje ne prizren

Sondazh

Poll