Bota

Merret vendimi, Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Thaçit: S’ka qeveri të re deri në 29 maj

1 Maj 2020, 17:04 Nga DOSJA
Merret vendimi, Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Thaçit:

KOSOVË– Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka marrë sot vendimin që të pezullojë përkohësisht dekretin e Presidentit Hashim Thaçi, që mandatonte Abdullah Hotin si kryeministër të ri. Në një vendim të publikuar sot bëhet me dije se dekreti i Thaçit, pezullohet përkohësisht dhe votimi i qeverisë së re nuk mund të bëhet para datës 29 maj.

I. TË MIRATOJË masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 29 maj 2020, nga data e nxjerrjes së këtij Vendimi; II. TË PEZULLOJË MENJËHERË zbatimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës, nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, në kohëzgjatje të përcaktuar në pikën I të këtij dispozitivi; Gjykata, pa paragjykim ndaj pranueshmërisë ose meritave të kërkesës, ka përfunduar se kërkesa e parashtruesve për masë të përkohshme përkitazi me Dekretin e kontestuar të Presidentit duhet të miratohet si e bazuar”, thuhet në vendim.

Çështja e dekretit u dërgua pak ditë më parë nga Lëvizja Vetëvendosje në Kushtetuese dhe gjykimi i saj u bë me procedurë të përshpejtuar. Tashmë pritet që në Kosovë të ketë një qetësi poltike dhe Vetëvendosje është e sigurt në qeveri deri në datën 29 maj. 

PËRPLASJA NË KOSOVË

Pak javë më parë Albin Kurti vendosi që të shkarkonte ministrin e Brendshëm, Agim Veliu, i cili vinte nga radhët e aleatit në qeveri, Lidhja Demokratike e Kosovës. Pas këtij vendimi, lideri i LDK, Isa Mustafa, mori vendimin për prishjen e koalicionit dhe kërkoi mocioni mosbesimi për qeverinë. Ai nisi konsultimet me partitë e tjera dhe të gjithë u bënë kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe rrëzuan qeverinë Kurti. Pas këtij vendimi të Kuvendit, LDK nisi një seri takimesh me partitë e formoi një koalicion të ri me AAK-në, Nismën, AKR-në, Listën Serbe dhe minoritetet e kërkuan marrjen e drejtimit të qeverisë. Presidenti Thaçi, kërkoi nga LVV një emër të ri për Kryeministër si mantatar dhe të formonte qeverinë e re e cila duhej të votohej në Kuvend, por mori refuzimin e Albin Kurtit, i cili ka deklaruar se kërkon zgjedhje të reja. Pas shkëmbimit të disa letrave Thaçi vendosi që t’i japë LDK0së mundësinë për formimin e qeverisë së re. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti gjykata kushtetuese ne kosove hashim thaci kushtetuesja pezullon dekretin e thacit lidhja demokratike e kosoves qeveria e re ne kosove albin kurti gjykata kushtetuese ne kosove hashim thaci kushtetuesja pezullon dekretin e thacit lidhja demokratike e kosoves qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll