Bota

Bie numri i viktimave dhe të infektuarve në Francë / Humbin jetën 218 persona, 168 raste të reja gjatë 24 orëve nga Covid

1 Maj 2020, 19:51 Nga DOSJA
Bie numri i viktimave dhe të infektuarve në Francë / Humbin

FRANCË– Franca ka shënuar një numër më të ulët të vdekjeve nga koronavirusi, krahasuar me ditët e mëparshme. Autoritet shëndetësore kanë njoftuar se gjatë 24-orëve janë shënuar 218 viktima, 70 më pak se dje. Numri total i viktimave në vend ka shkuar në 24.594.

Po ashtu rënie ka pasur edhe tek të infektuarit ku së fundmi janë regjistruar 168 raste të reja duke e çuar në 167.346 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Në Francë janë shëruar deri më tani mbi 50 mijë persona, ndërsa 3878 janë në gjendje të rënduar. Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë bërë mbi 724.574 testime.

Në rang global janë shënuar 3,342,375 të infektuar, 235,965 viktima dhe 1,057,597 të shëruar. Virusi po‘bën kërdinë’ në Brazil, 1807 të infektuar gjatë orëve të fundit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 64,448 qytetarë dhe janë infektuar 1,103,721 të tjerë. Në Kinë situata paraqitet më e qetë. Në Itali deri më tani janë shënuar 28.236 viktima dhe në Spanjë kanë humbur jetën 24,824 qytetarë. Numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Francë, ku aktualisht numërohen 24,376 të vdekur.

Burimi: Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne france koronavirusi ne france

Sondazh

Poll