Bota

4 vdekje dhe 29 raste të reja gjatë 24 orëve/ Shkon në 1,494 numri i të infektuarve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

1 Maj 2020, 20:01 Nga DOSJA
4 vdekje dhe 29 raste të reja gjatë 24 orëve/ Shkon në 1,494

MAQEDONI E VERIUT– 4 persona kanë humbur jetën gjatë 24-orëve nga Covid-19 në Gjermani, duke e çuar totalin në 81 viktima.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se numri i të infektuarve në vend ka shkuar në  1,494 persona, ku gjatë 24-orëve janë regjistruar 29 raste të reja.

Në Maqedoni deri tani kanë fituar betejën me pandeminë vdekjeprurëse 807 persona dhe në gjendje të rëndë për jetën janë 13 pacientë.

Në rang global janë shënuar 3,342,375 të infektuar, 235,965 viktima dhe 1,057,597 të shëruar. Virusi po‘bën kërdinë’ në Brazil, 1807 të infektuar gjatë orëve të fundit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 64,448 qytetarë dhe janë infektuar 1,103,721 të tjerë.

Në Kinë situata paraqitet më e qetë. Në Itali deri më tani janë shënuar 28.236 viktima dhe në Spanjë kanë humbur jetën 24,824 qytetarë. Numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Francë, ku aktualisht numërohen 24,376 të vdekur.

Burimi: Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni maqedoni e veriut maqedoni e veriut

Sondazh

Poll