Bota

Kurti pas vendimit të Kushtetueses: Qeveria mbështet pezullimin e dekretit të Thaçit

1 Maj 2020, 17:58 Nga DOSJA
Kurti pas vendimit të Kushtetueses: Qeveria mbështet pezullimin e

KOSOVË- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin e Presidentit për mandatimin e qeverisë së re. Kurti shprehet se qeveria mbështet këtë vendim dhe vendosja e masaës së përkohsme është për interesin publik.

Qeveria mbështeti kërkesën e deputetëve për vendosjen e masës së përkohshme dhe vlerësoi vendimin e Gjykatës për aprovimin e kërkesës së tyre për pezullimin e dekretit të Presidentit, sepse parashtruesit kanë dorëzuar një kërkesë e cila është prima facie e pranueshme si dhe është substancialisht e arsyetuar rreth pretendimeve përkitazi me dispozitat kushtetuese të saktësuara në kërkesë.

Qeveria konsideron që vendosja e masës së përkohshme është në interesin publik dhe gjithashtu i shërben administrimit të drejtësisë. Megjithatë është e nevojshme të kujtojmë që ky pezullim nuk e prejudikon vendimin përfundimtar të Gjykatës. Kështu që është tejet e rëndësishme që të mos entuziazmohemi, të rrimë të fokusuar në drejtim të qëllimit tonë për menaxhimin sa më të mirë të situatës me pandeminë COVID-19”, shprehet Kurti.

Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka marrë sot vendimin që të pezullojë përkohësisht dekretin e Presidentit Hashim Thaçi, që mandatonte Abdullah Hotin si kryeministër të ri. Në një vendim të publikuar sot bëhet me dije se dekreti i Thaçit, pezullohet përkohësisht dhe votimi i qeverisë së re nuk mund të bëhet para datës 29 maj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci kushtetuesja pezullon dekretin e thacit qeveria e re ne kosove albin kurti hashim thaci kushtetuesja pezullon dekretin e thacit qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll