Bota

Gjykata i pezulloi dekretin, Thaçi: E respektoj vendimin, politikanët të sillen me maturi

1 Maj 2020, 17:28 Nga DOSJA
Gjykata i pezulloi dekretin, Thaçi: E respektoj vendimin,

KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin e tij për mandatimin e qeverisë së re deri në 29 maj. Në një reagim në mediat sociale, Thaçi shkruan se e respetkon këtë vendim. Më tej ai u bënë thirrje të gjithë politikanëve që të sillen me maturi pas këtij vendimi e të respektojnë Kushtetutën.

Sapo u njoftova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës do ta respektoj në plotëni këtë vendim. Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës i ftoj të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, shkruan Thaçi.

Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka marrë sot vendimin që të pezullojë përkohësisht dekretin e Presidentit Hashim Thaçi, që mandatonte Abdullah Hotin si kryeministër të ri. Në një vendim të publikuar sot bëhet me dije se dekreti i Thaçit, pezullohet përkohësisht dhe votimi i qeverisë së re nuk mund të bëhet para datës 29 maj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci kushtetuesja pezullon dekretin e thacit qeveria e re ne kosove hashim thaci kushtetuesja pezullon dekretin e thacit qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll