Bota

Ulen vdekjet në Itali/ Vdesin 269 pacientë në 24 orët e fundit nga Covid-19, shkon mbi 28 mijë numri total i viktimave

1 Maj 2020, 16:06 Nga DOSJA
Ulen vdekjet në Itali/ Vdesin 269 pacientë në 24 orët e

ITALI– Në 24 orët e fundit janë shënuar të paktën 269 vdekje si shkak i koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 28.236.

Kujtojmë që ditën e djeshme janë shënuar vetëm 285  viktima,  por ulja e sotme ka ngjallur më shumë shpresë për Qeverinë italiane, pasi numri  i të vdekurëve brenda një dite është ulur në 269.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar 1,965, duke e çuar numrin total të të sëmurëve në  207,428. Ndërsa të shëruar në të gjithë Italinë nga Covid-19 78,249 pacientë.

Ditën e sotme është mësuar se në  4 maj me nisjen e Fazës së dytë të virusit, Italia do të hapë dy aeroporte në Romë dhe Firence , ndërsa me 17  maj do të hapen edhe dy aeroporte të tjera, në Siçili dhe në Sardenja.

Një repart për Covid-19 në Milano u zbras edhe u mbyll, ndërsa të hënën në spitalin e Bergamos, qyteti më i prekur nga virusi,  dhomat e urgjencës janë boshatisur. Ndërkohë kryeministri Conte ka bërë me dije në një nga konferencat e tij të përditshme se Italia do të futet në fazën e dytë të virusit më datë 4 maj, por edhe atëherë kur vendi të rihapet qytetarët duhet të ndjekin rregullat për t’u mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës.

Burimi: Corriere

A.C/Dosja.al  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll