Bota

Rëndohet bilanci në Turqi/ Regjistrohen 3,174 të vdekur dhe mbi 120 mijë të infektuar nga Covid-19

1 Maj 2020, 16:13 Nga DOSJA
Rëndohet bilanci në Turqi/ Regjistrohen 3,174 të vdekur dhe mbi

TURQI- Edhe shteti i Turqisë është një nga vendet e prekura nga koronavirusi ku ka një numër të konsiderueshëm të vdekurish e të infekturish me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se numri i viktimave në vend ka shkuar në  3,174, ku gjatë 24-orëve kanë humbur jetën 93 persona. Po ashtu ata kanë njoftuar se në vend numri i përgjithsëm I të infektuarve ka shkuar në 120, 204 .

Në rang global janë infektuar 3,308,901 persona, 234,139 viktima dhe 1,042,995 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Virusi po‘bën kërdinë’ në Brazil, 1807 të infektuar gjatë orëve të fundit. Vendi më i prekur në botë është Amerika. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 63,871 qytetarë dhe janë infektuar 1,095,304 të tjerë. Në Kinë situata paraqitet më e qetë. Në Itali deri më tani janë shënuar 27,967 viktima dhe në Spanjë kanë humbur jetën 24,543 qytetarë.

Burimi:Worldometers.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne turqi koronavirusi ne turqi

Sondazh

Poll