Bota

Goditi me gozhdë qenin e Policisë, dënohet me 4 vjet burg 28-vjeçari në Britani/ Tentativa për t’i shpëtuar gjobës së

1 Maj 2020, 15:36 Nga DOSJA
Goditi me gozhdë qenin e Policisë, dënohet me 4 vjet burg

BRITANI- Nelson Nelson, është arrestuar pasi plagosi rëndë një qen policie dhe qëlloi me grushta tre efektivë në Nottingham të Britanisë së Madhe.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një stacion hekurudhor gjatë kontrolleve për koronavirusin, ku 28-vjeçari kishte dalë pa leje, dhe për t’i shpëtuar policisë kapërceu dy gardhe.

Por u përball me një qen policie, i cili po ndihmonte “kolegët” e tij. Për të mos u kapur, Nelson mori një dërrasë me gozhdë dhe goditi qenin duke i shkaktuar dëmtime.

Nelson, i cili u arrestua menjëherë doli para gjykatës në Nottingham, ku u dënua më katër vite burg.

Burimi: BBC

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani nelson nelson britani nelson nelson

Sondazh

Poll