Bota

Agjensitë sekrete zbuluan se koronavirusi nuk u krijua nga dora e njeriut/ Donald Trump del në kundërshtim: Kam parë prova

1 Maj 2020, 15:52 Nga DOSJA
Agjensitë sekrete zbuluan se koronavirusi nuk u krijua nga dora e njeriut/

SHBA- Edhe pse Agjensitë Sekrete të SHBA ,mësuan se koronavirusi në nuk është krijuar nga dora e njeriut presidenti i Amerikës, Donald Trump ka nënvlerësuar konkluzionet e tyre duke thënë se ka parë vet prova ku koronavirusi ishte brenda një laboratori të Kinës.

Ndërkohë më  parë zyra e drejtorit kombëtar të inteligjencës amerikane tha që ishte ende duke hetuar sesi filloi virusi. Ndërsa Kina  ka hedhur poshtë teorinë se koronavirusi është krijuar në laborator duke kritukuar përgjigjen e SHBA në lidhje me  Covid-19.

Që nga shfaqja në Kinë, virusi ka vrarë 230,000 njerëz në të gjithë botën përfshirë 63,000 persona në SHBA.

Në rang global janë infektuar 3,308,901 persona, 234,139 viktima dhe 1,042,995 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Virusi po‘bën kërdinë’ në Brazil, 1807 të infektuar gjatë orëve të fundit. Vendi më i prekur në botë është Amerika. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 63,871 qytetarë dhe janë infektuar 1,095,304 të tjerë. Në Kinë situata paraqitet më e qetë. Në Itali deri më tani janë shënuar 27,967 viktima dhe në Spanjë kanë humbur jetën 24,543 qytetarë.

Burimi:bbc

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne shba donald trump koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll