Bota

‘Nuk ka ndodhur kurrë, kurrë.’ Joe Biden mohon akuzat për sulm seksual ndaj ish-punonjëses së stafit

1 Maj 2020, 16:51 Nga DOSJA
‘Nuk ka ndodhur kurrë, kurrë.’ Joe Biden mohon akuzat

SHBA– Joe Biden ka mohuar kategorikisht akuzat nga një ish-punonjëse e Senatit se ai e sulmoi seksualisht atë në vitin 1993, duke deklaruar se diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Komenti i parë publik i kandidatit demokrat të supozuar mbi këto akuza erdhi në një moment delikat për fushatën e tij, pasi ai përpiqet të lehtësojë zhgënjimin mes disa prej partive të tij.

“E them pa mëdyshje, që nuk ka ndodhur kurrë, kurrë.”- mësohet të ketë thënë Biden.

“Unë e kuptoj përgjegjësinë time për të qenë një avokat dhe një udhëheqës për ndryshimin e kulturës që ka filluar, por që nuk është është aspak e vërtetë. Ish-punonjësja ka thënë që ajo ka paraqitur një ankesë në 1993. Por ajo nuk ka asnjë dokument për këtë ankesë të pretenduar. Dokumentet e viteve të mia në Senat, të cilat ia kam dhuruar universitetit të Dellauerit, nuk përmbajnë dosje të personelit. Ka vetëm një vend ku mund të jetë një ankesë e këtij lloji që Arkivi Kombëtar. Ai është vendi ku mbahen procesverbalet.”- u shpreh Biden.

Por nga ana tjetër Republikanët kanë ngritur pretendime duke i cilësuar  demokratët si hipokritë që mbrojnë vetëm gratë që pretendojnë t’u bëjnë keq konservatorëve. Ata po gërmojnë rreth kësaj çështjeje pavarësisht nga fakti se mund të rizgjojnë vëmendjen ndaj akuzave të shumta për sulmeve seksuale të ngritura kundër zotit Trump.

Demokratët, ndërkohë janë në një pozitë të vështirë lidhur me qëndrimin e tyre ndaj grave që dalin publikisht me historitë e tyre, ndërsa u duhet të mbrojnë burrin që do të jetë bartësi i standardeve të tyre, në ato që shumë në parti e konsiderojnë si zgjedhjen më të rëndësishme të jetës së tyre.

Pelosi, e cila e mbështeti zyrtarisht zotin Biden ditën e hënë për garën për president, vuri në dukje se personeli që drejtonte zyrën në Senat të Biden, ka thënë se nuk kujton se ka pasur ndonjë akeza për sulm seksual.

“Kam respekt të plotë për gjithë lëvizjen #MeToo. Por gjithashtu duhet të ketë një proces të drejtë edhe për faktin që Joe Biden është Joe Biden. Ai është personifikim i shpresës, optimizmit dhe origjinalitetit në vendin tonë, një person me vlera të mëdha.”- tha Pelosi në një konferencë për shtyp.

Kujtojmë që shumë media amerikane kanë publikuar rrëfimin e zonjës Reade, përfshirë  këtu “New York Times” dhe “Washington Post”, kanë intervistuar një mikeshë të saj, e cila ka thënë se zonja Reade i ka treguar asaj për sulmin seksual të aso kohe.

Mes shumë “zërave” dhe grave që kanë akuzuar Biden për sulm seksual,  Tara Reade është një nga 8 gratë që vitin e kaluar dolën publikisht dhe thanë se Biden i kishte përqafuar, puthur dhe i ka prekur ato një mënyrë që i kishte vënë në siklet. Por megjithatë asnjëra prej tyre nuk e ka akuzuar zotin Biden për sulm seksual në atë kohë. Në muajin mars të këtij viti  Reade e akuzoi publikisht Biden për sulm seksual.

Nuk mund të duket sikur ajo po shpërfillet vetëm sepse është një e vërtetë e pakëndshme për njerëz të caktuar në Partinë Demokratike.’- është shprehur Nina Turner, e cila punoi si bashkëkryetare e fushatës kombëtare për President të senatorit Bernie Sanders.

Ndërkohë  Presidenti amerikan, Donald Trump të enjten e kësaj jave tha para gazetarëve: Unë mendoj se Biden duhet të përgjigjet, kjo mund të jetë një akuze false.

Biden u përpoq të krijonte besim tek populli  i tij duke pranuar se ai është një njeri që dëshiron të udhëheqë këtë vend për të ndihmuar në sjelljen e ndryshimeve kulturore për çështjen e dhunës seksuale.

“Ne kemi jetuar mjaft gjatë me një president i cili nuk mendon se ai është përgjegjës ndaj kujtdo. Nuk jam unë. Unë besoj se të qenit i përgjegjshëm do të thotë të kesh biseda të vështira, edhe kur ato janë të pakëndshme. Njerëzit duhet të dëgjojnë të vërtetën.”- përfundoi Biden.

Burimi:  Theguardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump joe biden donald trump joe biden

Sondazh

Poll