Bota

Kim Han-sol; e vetmja shpresë për një Kore demokratike! Kush është nipi i Kim Jong-un, pasardhësi potencial i ‘fronit’

1 Maj 2020, 15:34 Nga DOSJA
Kim Han-sol; e vetmja shpresë për një Kore demokratike! Kush

Kim Han-sol është nipi i diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Ndryshe nga çfarë njerëzit mendojnë për qytetarët e Koresë së Veriut, Han-sol është e kundërta. I lindur në Pyongyang dhe i edukuar në perëndim, Han-sol është shpresa e vetme që Korea e Veriut të bëhet një vend i hapur dhe demokratik ndryshe nga çfarë ka qenë deri më tani.

Në maj të vitit 2017, prestigjozia “ The New York Times” i dedikoi një profil të riut, me titull: Kim Han-sol: Lideri i ardhshëm i Koresë së Veriut?

24-vjeçari Kim Han-Sol, është djali i Kim Jong Nam, vëllai i Jong-un, i cili u vra në aeroportin e Malajzisë disa vite më parë, ku i dyshuari kryesor është asnjë tjetër veç Kim Jong-un. Edhe pse ai nuk kishte treguar kurrë ambicie politike, mesa duket parandoja e Jong-un ka vepruar, duke marrë vendimin për eliminimin e të vëllait

Pikërisht pas vrasjes të së atit, Han-sol u bë i “gjallë” për publikun duke deklaruar se babai i tij ishte vrarë.

“Emri im është Kim Han-sol nga Korea e Veriut, antar i familjes Kim. Kjo është pasaporta ime. Babai im u vra disa ditë më parë dhe po jetoj me mamanë dhe motrën time.” – tha ai. 

Por ai nuk akuzoi askënd.

Kim Han-sol, nipi i sundimtarit të Koresë së Veriut, është i ri, i shkolluar, flet rrjedhshëm në anglisht. Ndoshta ai është personi i vetëm nga familja Kim, i cili ka guxuar që ta quajë xhaxhanë e tij “një diktator”. I riu ambicioz nuk e ka fshehur as dëshirën e tij për të drejtuar vendin një ditë.

“Se kam takuar kurrë në jetën time dhe nuk e di si dhe pse është bërë diktator. Ëndërroj gjithmonë që një ditë të kthehem në vendin tim dhe t’i rregulloj marrëdhëniet mes dy Koreve.”

Han-sol duket si kandidati perfekt për të marrë “fronin” nëse lajmet për vdekjen e xhaxhait të tij Jong-un janë të vërteta. Duke ndjekur logjikën e pemës familjare, 24-vjeçari duket një kandidat më i mirë se motra e Jong-un, Kim Yo Jong. Por ekspertët thonë se shanset e tij për të drejtuar vendin janë të vogla për të mos thënë inekzistente.

Përse?

Për shkak të kontrollit të mediave nga regjimi, qytetarët e Koresë së Veriut me shumë mundësi as që e dinë që Han-sol ekziston.

Megjithatë ende nuk dihet se si do të vijojë situata në vendin e largët Aziatik. Zhdukja e liderit komunist të Koresë së Veriut Kim Jong Un prej datës 11 prill, është ende mister pavarësisht deklaratave të shumta që janë bërë për të.  Deri më tani ekzistojnë dy pretendime kryesore që Kim ka vdekur dhe se Kim është zhdukur qëllimisht.

Por dihet se Kim së fundmi ka bërë një operim në zemër dhe se gjendja e tij shëndetësore mund të jetë kritike.  Ndërkohë disa zyrtarë në Korenë e Jugut dhe në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Kim Jong Un mund të jetë duke qëndruar në një vendpushim bregdetar për të shmangur ekspozimin ndaj koronavirusit.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kim han-sol kim jong un korea e veriut vdekja e kim jong-un kim han-sol kim jong un korea e veriut vdekja e kim jong-un

Sondazh

Poll