Bota

Vendi më i goditur në Europë nga Covid-19/ Italia rihap më 4 maj aeroportet në Romë dhe Firence, më 17 maj do të rihapen

1 Maj 2020, 15:02 Nga DOSJA
Vendi më i goditur në Europë nga Covid-19/ Italia rihap më 4

ITALI– Prej ditën e djeshme Italia bëri me dije në planin e lehtësimit të masave nga java e ardhshme do të rihap aeroportin Ciampino në Romë dhe ‘Peretola’ në Frirence. Ndërsa sot është mësuar se Qeveria italiane do të bëjë rihapjen e tyre më datë 4 maj, pas gati dy mujsh izolim.

Ndërkohë përveç këtyre dy aeroportove mësohet se dy javë më vonë,  më 17 maj Italia do të rihapë edhe dy aeroporte të tjera. Bëhet fjalë për atë aeroportin në Siçili dhe në Sardenja.

Kujtojmë që aeroportet u mbyllën prej datës 13, por do të hapen më datën 4 maj, dita e parë e nisjes së Fazës së dytë të virusit në Itali. Më tej parashikohet që të rifillojnë nga puna mjaftë kompani prodhimi dhe biznese të tjera.

Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Paola De Micheli ka nënshkruar, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë Roberto Speranza, dispozitën që autorizon rihapjen e të dy aeroporteve, që siç thuhet në dokument, “për të kënaqur kërkesat në rritje” të cilat sidoqoftë do t’i nënshtrohen testimit të pasagjerëve që do të hyjnë dhe dalin nga këta aeroporte.

Kujtojmë që Italia është një ndër vendet më të goditura në Europë nga Covid-19 ku deri më tani ka konfirmuar  27.967 viktima dhe numërohen mbi 205 mijë të infektuar.

Në rang global janë infektuar 3,308,901 persona, 234,139 viktima dhe 1,042,995 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Virusi po‘bën kërdinë’ në Brazil, 1807 të infektuar gjatë orëve të fundit. Vendi më i prekur në botë është Amerika. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 63,871 qytetarë dhe janë infektuar 1,095,304 të tjerë. Në Kinë situata paraqitet më e qetë. Në Itali deri më tani janë shënuar 27,967 viktima dhe në Spanjë kanë humbur jetën 24,543 qytetarë.

Burimi: Corriere

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll