Bota

Mbi 63 mijë viktima, SHBA vendi më i goditur në botë/ Studimi: Virusi do të jetojë edhe për dy vite të tjera

1 Maj 2020, 14:45 Nga DOSJA
Mbi 63 mijë viktima, SHBA vendi më i goditur në botë/

SHBA– Në bazë të një studimi që ka bërë gazeta prestigjioze  Neë York Times, është zbuluar se në 5 javë, nga 8 marsi deri më 11 prill, sipas të dhënave të fundit nga Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, numri total i vdekjeve në 7 shtete ku ka shpërthyer Covid-19  është rritur me 50% mbi normalen.

Ndërkohë studimi është bërën në këto shtete:  Nju Jorku, Nju Xhersi, Miçigan, Masaçusets, Ilinois, Merilend dhe Kolorado. Vihet re se   rritja e papritur e numrit total të vdekjeve gjatë pandemisë, në shumicën e rasteve i është vlerësuar sikur ka ardhur nga shkaqe të tjera, por në të vertëtë ka pasur lidhje me Covid-19.

Pas kësaj goditje të rëndë SHBA sot numëron mbi 1 milionë të prekur nga virusi vdekjeprurës, ndërsa janë kryer 5.5 milionë teste deri më tani.

Sipas ABC Neës është mësuar se ky është një numër testesh shumë i ulët prandaj dhe bilanci i viktimave mund të mos jetë i saktë. Gabimet në statistika mund të jenë rezultat edhe i testimeve të pasakta.

Por sipas ekspertëve mendohet se virusi mund të zgjasë të  paktën edhe për 18-24 muaj të tjerë, derisa 70% e popullatës në botë të jetë infektuar apo deri në arritjen e një vaksine.

Dy epidemiologë të rëndësishëm janë autorë të këtij studimi dhe shprehen se nuk ka një datë kur mund të gjendet një vaksinë kundër koronavirusit, edhe pse viti 2021 shikohet si një afat i mundshëm.

Në rang global janë infektuar 3,308,901 persona, 234,139 viktima dhe 1,042,995 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Virusi po‘bën kërdinë’ në Brazil, 1807 të infektuar gjatë orëve të fundit. Vendi më i prekur në botë është Amerika. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 63,871 qytetarë dhe janë infektuar 1,095,304 të tjerë. Në Kinë situata paraqitet më e qetë. Në Itali deri më tani janë shënuar 27,967 viktima dhe në Spanjë kanë humbur jetën 24,543 qytetarë.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll