Bota

Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadese shpërndan maska për vullnetarët që shpërndarjnë ushqime falas

1 Maj 2020, 15:01 Nga DOSJA
Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadese shpërndan maska për

KANADA- Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze ka vijuar me aktet e bamirësisë dhe dje ka dhuruar 30 maska për të vullnetarët që shpërndajnë ushqime falas. Në një postim në mediat sociale shoqta shkruan se maskat janë punuar nga një dizajnere shqiptare.

Maska shqiptare për komunitetin Kanadez! Shoqata e Bashkësisë Shqiptare-Kanadeze, ka dhuruar 30 maska për vullnetarët e palodhur të njërës prej shumë qendrave të shpërndarjes së ushqimit falas për personat në nevojë në GTA.

Maskat e punuara nga një dizajnere shqiptare, u dhuruan nga Kryetari i shoqatës, z. Bujar Zejnullahu dhe nënkryetarja, Irene Breznica! Ata, në emër të komunitetit shqiptarë, falenderuan vullnetarët e Compass Food Bank për punën e tyre në këtë kohë të jashtëzakonëshme dhe sfiduese për gjithë njerëzimin!”, shkruhet në njoftim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kanada ndihma per vullnetaret shoqata e bashkësisë shqiptaro-kanadeze koronavirusi ne kanada ndihma per vullnetaret shoqata e bashkësisë shqiptaro-kanadeze

Sondazh

Poll