Bota

Realizimi i fotos perfekte pas daljes nga karantina i merr jetën 31-vjeçares në Turqi, bie nga shkëmbi 35 metra i lartë

1 Maj 2020, 15:02 Nga DOSJA
Realizimi i fotos perfekte pas daljes nga karantina i merr jetën

TURQI- Një vajzë 31-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga një shkëmb 35 metra i lartë, teksa po bënte përpjekje të realizomte një foto perfekte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e dielë, kur qeveria vendosi lirimin e masave kufizuese për parandalimin e koronavirusit.

Mesohet se viktima është Olesia Suspitsina, e cila jetonte në Adalia ku dhe ishte e punësuar prej vitesh  në një guidë turistike.

Mediat e huaja, kanë bërë me dije se Olesia kishte shkuar për një shëtitje me mikeshën e saj në Parkun e famshëm Duden në Antalia i njohur për ujëvarat e saj të bukura, pas disa javësh qëndrimi në shtëpi.

Gjatë shëtitjes e reja dëshironte të bënte një foto mbi një shkëmb ku në sfond kishte ujëvarat, por fatkeqësisht ka rrëshkitur dhe ka rënë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

(A.K. Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shqiperi olesia suspitsina turqi koronavirusi ne shqiperi olesia suspitsina turqi

Sondazh

Poll