Bota

“E patolerueshme”/ Tejmbushet me kufoma, agjencia funerale vendosi 50 trupa të pajetë në kamionë pa frigoriferë

1 Maj 2020, 13:37 Nga DOSJA
“E patolerueshme”/ Tejmbushet me kufoma, agjencia funerale vendosi

SHBA– Një shtëpi funerali në qytetin e New York-ut, u gjet e tejmbushur me dhjetëra trupa të pajetë si pasojë e Covid-19, prandaj është detyruar t’i ruajë kufomat në disa kamionë U-Haul, të papajisur me frigoriferë.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga policia vendase. Kanë qenë fqinjët ata të cilët njoftuan policinë për shkak të erës së rëndë që vinte jashtë shtëpisë funerale. Policia zbuloi se shtëpia kishte marrë me qira katër kamionë, të cilët mbanin rreth 50 kufoma.

Gjithashtu ekspertët që u morën me hetimin e këtij rasti mësuan se biznesi ishte i tejmbushur me viktima, sa punëtorët u detyruan t’i vendosnin trupat në kamionë të mëdhenj pasi nuk kishin mjaftueshëm frigoriferë.

Pas zbulimit të trishtë, punëtorë të përshtatur me veshje mbrojtëse u panë pasdite duke transferuar trupa në kamiona të tjerë me frigoriferë.

Në rang global janë infektuar 3,308,901 persona, 234,139 viktima dhe 1,042,995 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Virusi po‘bën kërdinë’ në Brazil, 1807 të infektuar gjatë orëve të fundit. Vendi më i prekur në botë është Amerika. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 63,871 qytetarë dhe janë infektuar 1,095,304 të tjerë. Në Kinë situata paraqitet më e qetë. Në Itali deri më tani janë shënuar 27,967 viktima dhe në Spanjë kanë humbur jetën 24,543 qytetarë.

Burimi: CNBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba new york shba koronavirusi ne shba new york shba

Sondazh

Poll