Bota

Dolën si çdo vit në tubimet për 1 Majin, Turqia arreston dhjetëra qytetarë, nuk respektuan masat e Covid-19

1 Maj 2020, 13:51 Nga DOSJA
Dolën si çdo vit në tubimet për 1 Majin, Turqia arreston

STAMBOLL– Dita Ndërkombëtare e Punës, 1 maji lidhet me protestat dhe tubimet masive e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, më 1 maj të 1886.

Ndërkohë kjo datë shënon për çdo vit protesta në mbarë shtetet e botës, ku në shumicën e rasteve përfudojnë me njerëz të lënduar ose edhe në arrestime.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë 1 Maj ka pasur kufizime për shkak të përhapjes  së Covid-19  në mbarë botën.

Edhe në Athinë paraditen e sotme u mbajtën mitingje në kuadër të Ditës së Ndërkombëtare të Punës, por duke ruajtur dhe respektuar rregullat e vendosura nga qeveria për virusin.  Me maska, doreza dhe duke mbajtur distancë nga njëri tjetri, ata dolën nëpër rrugë për të demonstruar në mënyrë paqësore.

Por nuk ka ndodhur e njëjta gjë në Turqi, pasi sipas mediave të huaja janë arrestuar të paktën 42 persona në Stamboll dhe Ankara në përpjekjen për të zhvilluar marshime me rastin e Ditës së 1 Majit, ndërkohë që vendi është në “luftë” me koronavirusin.

Burimi: anfenglishmobile

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne turqi stamboll koronavirusi ne turqi stamboll

Sondazh

Poll