Bota

Me mbi 26 mijë viktima/ Çfarë shkoi keq për Britaninë e Madhe në ‘luftën’ për koronavirusin?

1 Maj 2020, 14:12 Nga DOSJA

BRITANI E MADHE– Pse një vend me kapacitete të mjaftueshme dhe paisje mjekësore në dispozicion po shënon kaq shumë viktima?

Së fundmi në një artikull të CNN tregohen strategjia që ka ndjekur Britania  gjatë kësaj  kohe të vështirë virusi.  Qeveria britanike iu afrua një objektivi thelbësor në luftën e saj kundër koronavirusit.

Megjithatë synimi për të realizuar 100 mijë teste në ditë për koronavirusin deri në fund të prillit nuk u përmbush.  Pasi shifra që u arrit ishte vetëm 81.611 testime brenda  24 orëve.

Sipas burimeve qeveritare, pretendohet se objektivi në vetvete kishte qenë gjithmonë mjaft ambicioz, dhe e konsiderojnë arritje të madhe që u mbërrit kaq shpejt edhe në këto nivele, kur ne fillim te muajit kryheshin vetëm 10 mijë teste në ditë.

Nga ana tjtër kritikët mendojnë se kjo vetëm ilustron pamjaftueshmërinë e regjimit të testimit të Britanisë. Sot Britania është një prej vendeve me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në Europë, me më shumë se 26,771 jetë të humbura. Ka pasur raporte thuajse të përditshme për mungesën e pajisjeve të nevojshme mbrojtëse të personelit shëndetësor që është në vijën e parë të luftës me koronavirusin.  Kujtojmë se nga Covid-19 u infektuar edhe vet kryeministri britanik, Boris Johnson.

Por, ku GABOI Britania?

Sipas ekspertëve dhe kritikëve mendohet se fillimi i pandemisë, nisi një fushatë e shpejtë e gjurmimit të rasteve, por më pas ajo u braktis dhe për këtë, ministrat nuk dhanë asnjë shpjegim të qartë.

Pyetjet

Gabriel Scally i Royal Society of Medicine deklaroi se neglizhimi i testimit masiv për virusin, shkaktoi dëme të mëdha. Pyetja e dytë e rëndësishme që ngrihet është: A dështoi Qveria britanike që ta jepte në kohën e duhur urdhrin e karantinës, e cila plotësisht, u vendos vetëm në 23 mars. Pyetja e tretë është ajo që rrethon “ imunitetin e tufës”.

Ndërkohë zyrtarët britanikë kanë deklaruar se ishte e pamundur të frenohej infektimi i të gjithëve njerëzve, por shembujt nga Koreja e Jugut dhe Zelanda e Re po tregojnë qartë se një veprim i shpejtë izolues, testimet masive e gjurmimi, janë faktorë të rëndësishëm që një numër i madh njerëzish atje të mos infektoheshin nga Covid-19.

Në rang global janë infektuar 3,308,901 persona, 234,139 viktima dhe 1,042,995 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Virusi po‘bën kërdinë’ në Brazil, 1807 të infektuar gjatë orëve të fundit. Vendi më i prekur në botë është Amerika. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 63,871 qytetarë dhe janë infektuar 1,095,304 të tjerë. Në Kinë situata paraqitet më e qetë. Në Itali deri më tani janë shënuar 27,967 viktima dhe në Spanjë kanë humbur jetën 24,543 qytetarë.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll