Bota

Britania e Madhe nuk gjen qetësi, vdesin 674 persona nga Covid-19 në 24 orët e fundit

1 Maj 2020, 13:17 Nga DOSJA
Britania e Madhe nuk gjen qetësi, vdesin 674 persona nga Covid-19 në

BRITANI E MADHE– Ditën e sotme kanë humbur jetën të paktën 674 persona nga Covid-19 në Britaninë e Madhe duke e çuar në  26.711 numrin total të vdekjeve  në spitale.

Kjo rritje e vazhdueshme e numrit të të vdekurëve ditë pas dite ka bërë që Britania e Madhe ende të mos marrë asnjë vendim për lehtësimin e masave që janë  vendosur në përpjekje të shmangies së virusit.

Ndërsa një ditë më parë Britani pa një ulje të ndjeshme të numrit të viktimave, ku u raportuan vetëm 473 të vdekur.

Në rang global janë infektuar 3,308,901 persona, 234,139 viktima dhe 1,042,995 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Virusi po‘bën kërdinë’ në Brazil, 1807 të infektuar gjatë orëve të fundit. Vendi më i prekur në botë është Amerika. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 63,871 qytetarë dhe janë infektuar 1,095,304 të tjerë. Në Kinë situata paraqitet më e qetë. Në Itali deri më tani janë shënuar 27,967 viktima dhe në Spanjë kanë humbur jetën 24,543 qytetarë.

Burimi: METRO 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll