Bota

“Po unë kam prova.” OBSH reagon pas deklaratës së Trump: Shpresojmë që Kina…

1 Maj 2020, 13:00 Nga DOSJA
“Po unë kam prova.” OBSH reagon pas deklaratës së

ZVICËR– Mungesa e trasparencës që ka treguar Kina në  lidhje me situatën e Covid-19 ka ngjallur shumë debat nga  liderët botërorë,  madje Trump dhe shumë shtete të tjera kanë fajësuar Kinën se është përgjegjëse në përhapjen e virusit në gjithë globin.

Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë shpreson se Kina do t’i ftojë zyrtarët e saj të marrin pjesë në hetimet mbi origjinën koronavirusit të ri, kanë shkruar  ditën e sotme mediat e huaja.

“OBSH-ja do të dëshironte të punonte me partnerët ndërkombëtarë për të marrë pjesë në hetime rreth origjinës së virusit.”- ka thënë për AFP-së zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jasareviq.

Ndër të tjera ai tha se OBSH është në dijeni të një numri hetimesh në Kinë, në mënyrë që të kuptojë më mirë burimin e shpërthimit të pandemisë, duke shtuar se Organizara Botërore e Shëndetit nuk është e përfshirë aktualisht në këto studime.

Sipas shkencëtarëve virusi vdekjeprurës u bart nga kafshët tek njerëzit, në një treg në Wuhan të Kinës. Kujtojmë që Presidenti amerikan Donald Trump ka pretenduar se virusi mund të ketë dalë nga një laborator sekret kinez. Nga ana tjetër Qeveria kineze i ka mohuar akuzat.

Sot Trump tha se ai ka prova që koronavirusi filloi në laboratorin e virologjisë në Wuhan, dhe paralajmëroi vendosjen e një gjobe të majme për Kinën si shpagim.

OBSH-ja gjithashtu është përballur me kritika të ashpra nga ana e Trumpit, i cili në fillim të këtij muaji pezulloi fondet e Uashingtonit ndaj organizatës pasi e akuzoi për keqmenaxhim të situatës. Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanon Ghebreyesus, ka thënë se OBSH-ja ka vepruar me shpejtësi dhe vendosmëri në përgjigje të krizës së Covid-19.

Në rang global janë infektuar 3,308,901 persona, 234,139 viktima dhe 1,042,995 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Virusi po‘bën kërdinë’ në Brazil, 1807 të infektuar gjatë orëve të fundit. Vendi më i prekur në botë është Amerika. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 63,871 qytetarë dhe janë infektuar 1,095,304 të tjerë. Në Kinë situata paraqitet më e qetë. Në Itali deri më tani janë shënuar 27,967 viktima dhe në Spanjë kanë humbur jetën 24,543 qytetarë.

Burimi: channelnewsasia

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi në kinë obsh koronavirusi ne bote koronavirusi në kinë obsh

Sondazh

Poll