Aktualitet

Vrasja me shkop bejsbolli në Vlorë/ Viktima me autorin ishin krushq, shkak dyshohet se ishin kamerat e sigurisë

29 Prill 2020, 11:17 Nga DOSJA
Vrasja me shkop bejsbolli në Vlorë/ Viktima me autorin ishin krushq,

VLORE- Dosja.al ka arritur të mësojë se shkak për sherrin që i mori jetën Bujar Mehmetit në Vlorë, ka qenë vendosja e kamerave të sigurisë. Ai u qëllua për vdekje nga 25-vjeçari Jurgen Lecaj, dhe ndërroi jetë në spital.

Burimet sqarojnë se i riu e ka goditur 60-vjeçarin disa herë radhazi me shkop bejsbolli, goditje këto që i kanë shkaktuar vdekjen. Po ashtu, mësohet se konflikti mes tyre ka nisur për vendosjen e kamerave të sigurisë në ambientet e njërës prej banesave, por që kishte fushëpamje edhe tek të dyja shtëpitë.

Viktima dhe autori megjithëse kishin lidhje krushqie me njëri-tjetrin, akuzoheshin gjithashtu se spiunonin përmes kamerave shtëpitë e sho-shoqit.

Dy punonjës të një karburanti mu pranë vendit ku ndodhi sherri janë në polici, dhe kanë pohuar se kanë parë Jurgen Lecajn të qëllojë me shkop bejsbolli viktimën. Tashmë autori është identifikuar dhe policia po e kërkon për ta arrestuar atë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 00:05 pas mesnate këtë të mërkurë në lagjen “11 Janari” në Vlorë.

Kjo është e disata ngjarje e rëndë që ndodh në Shqipëri brenda tri ditëve. Që prej të hënës, kanë ndodhur dy vrasje të dyfishta në Lezhë e Durrës, ndërsa dje kanë ndodhur dy plagosje, një në Shkodër e një në Peqin. Ndërsa, për fat të mirë u parandalua një tjetër ngjarje e rëndë në Skrapar, ku një person me probleme të shëndetit mendor qëlloi me armë zjarri mbi policinë. Pas disa orësh negociata me RENEA-n, ai u dorëzua.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar mehmeti jurgen lecaj vrasje ne vlore bujar mehmeti jurgen lecaj vrasje ne vlore

Sondazh

Poll