Aktualitet

Protesta kundër ndërtimit të karburantit në Lungomare, shoqërohet aktivisti, vlonjatët vërshojnë në rrjetet sociale

29 Prill 2020, 09:47 Nga DOSJA
Protesta kundër ndërtimit të karburantit në Lungomare,

VLORË-Arben Abazaj, një nga qytetarët e Vlorës që kishte vendosur të protestonte sot kundër ndërtimit të karburantit “Kastrati” në Lungomare është ndaluar nga Policia. Vetë Abazi, ka publikuar në rrjetet sociale ndalimin, ku shkruan:

Prap ne komisariat …..

Gepostet von Abazaj Arben am Mittwoch, 29. April 2020

 

Dosja.al tentoi disa herë të kontaktonte me të, por telefoni i Abazajt rezulton i fikur. Sakaq, të tjerë qytetarë të Vlorës, organizatorë të kësaj proteste shkruajnë se Policia e Vlorës nuk i ka lejuar që të protestojnë kundër këtij ndërtimi, megjithëse siç thonë ata, kishin njoftuar shumë më herët për këtë protestë.

 

Kjo protestë u njoftua disa ditë pasi Dosja.al publikoi ekskluzivisht pamjet sesi në shëtitoren Lungomare në Vlorë, e cila i ka kushtuar miliona euro taksapaguesve shqiptarë, po shkuleshin palmat për të ndërtuar një karburant. Karburanti, në pronësi të kompanisë Kastrati,ka marrë leje për rikonstruksion nga Këshilli Kombëtar i Territorit, firmosur nga vetë kryeministri Edi Rama. Pas kësaj, një grup të rinjsh vlonjatë dhe aktivistë kundërshtuan këtë ndërtim, duke njoftuar një protestë për sot në orën 17:00.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben abazaj karburanti ne lungomare arben abazaj karburanti ne lungomare

Sondazh

Poll