Aktualitet

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, rikthehet moti i keq në vend, dielli do t’ju ngrohë vetëm pas të dielës

29 Prill 2020, 11:04 Nga DOSJA
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, rikthehet moti i keq në vend, dielli do

TIRANË– Dita e sotme ka rikthyer në vend reshjet e shiut dhe uljn e temperaturave. Sipas Meteoalb, dita e sotme do të vijojë si paradite, me shira në Veri-Qendër dhe me kthjellime të herë pas hershme. Ndërkohë mësohet se në mbrëmje, reshjet do të shtrihen në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat minimale, por rënie të ndjeshme do ketë në vlerat maksimale duke u luhatur nga 4°C mëngjesi deri në 22°C mesdita.

Përsa i përket erës, ajo do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35-40 km/h nga drejtimi Jugor dhe kjo do të bëjë që në brigjet e adriatikut dhe jonit, të gjenerohet dallgëzimi 3 deri në 4 ballë.

Ditët në vijim, parashikohet të jenë të përfshira nga një mot i lëkundur, herë me reshje e herë me kthjellime. Pas ditës së dielë, rikthehen rrezet e diellit dhe temperaturat e larta.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit 29 prill 2019 parashikimi i motit 29 prill 2019

Sondazh

Poll