Aktualitet

Rasti i ri me COVID-19 në Berat një 14-vjeçar, u infektua nga kushërira e tij

29 Prill 2020, 10:25 Nga DOSJA
Rasti i ri me COVID-19 në Berat një 14-vjeçar, u infektua nga

Berat- Ka shkuar në 4 numri i të infektuarve me COVID-19 në Berat. Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit është infektuar me COVID-19 edhe një tjetër person në Berat. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se  ai është një 14-vjeçar nga fshati Konstren i Beratit, i afërm i 16- vjeçares së konfirmuar disa ditë më parë. Dyshohet se djali është infektuar nga kushërira e tij. Ndërkohë,  janë futur në karantinë të gjithë të afërimit e tij dhe personat e kontaktit.

 

Numri total i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 766, pasi gjatë orëve të fundit janë konfirmuar me COVID edhe 16 persona të tjerë. Harta është zgjeruar me 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë, 1 raste në Shkodër dhe 1 rast në Berat. Ndërsa,  numri i të shëruarve ka shkuar në  455 dhe kanë humbur jetën 30 persona.  Nga 281 pacientët aktivë me COVID19 në vendin tonë vetëm 10 % po trajtohen në dy spitalet COVID.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi në shqipërii viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi në shqipërii viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll