Aktualitet

“Më plagosi…”, Gëzim Bici tregon emrin e atentatorit që i preu rrugën në Urën e Bunës dhe ‘huton’ policinë, nj

29 Prill 2020, 09:45 Nga DOSJA
“Më plagosi…”, Gëzim Bici tregon emrin e

TIRANË– 50-vjeçari Gëzim Bici, i cili mbeti i plagosur një ditë më parë në afërsi të Urës së Bunës në fshatin Zues në Shkodër, ka deklaruar se është plagosur nga Bardh Isufi.

Dosja.al mëson se ky emër ka shkaktuar konfuzion tek forcat e policisë dhe grupi hetimor që po merret me ngjarjen në fjalë, pasi një natë më parë, në komisariat është vetëdorëzuar një tjetër person, që ka pranuar autorsinë e plagosjes.

Emri i personi të vetëdorëzuar nuk bëhet publik, ndërkohë që mësohet se, i plagosuri i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pista ku policia është përqendruar më shumë është ajo e konfliktit për kufirin e pronës mes Isufit dhe Gëzim Bicit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në urën e Bunës në Shkodër. Mësohet se i plagosuri Gëzim Bici, është qëlluar pasi është ndjekur për disa metra nga autorët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bardh isufi gëzim bici plagosje në shkodër bardh isufi gëzim bici plagosje në shkodër

Sondazh

Poll