Aktualitet

Modifikuan kamionin që dërgoi 20 kg drogë në Bari, lidhja e viktimave Haxhia me operacionin  e Guardia Di Finanzia që pran

29 Prill 2020, 10:03 Nga DOSJA
Modifikuan kamionin që dërgoi 20 kg drogë në Bari, lidhja e

DURRËS– Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, dyshohet se ka lidhje me një ngjarje të ndodhur një muaj më parë. Dosja.al mëson se hetimet po drejtohen në Bari, aty ku edhe para një muaji, u kap një sasi prej 20 kg kokainë dhe heroinë, në një kamion të modifikuar.

Pikërisht, mjeti në të cili ishte ngarkuar droga, dyshohet se është modifikuar në beiznesin e makinave të dy viktimave, Besmir dhe Viktor Haxhia. Kamioni ishte nisur nga Durrësi dhe kishte mbërritur në Bari më 9 prill.me linjën e tragetit M/N Marina. Nën mekanizmin e ndryshimit të marsheve u gjetën 19 pako drogë baraz me 12.1 kg kokainë e 8.8 kg heroinëe. Kokaina ishte konfeksionuar në 11 pako e heroina në 8 pako.

Si pasojë e këtij operacioni u vu në pranga shoferi 47-vjeçar shqiptar, i cili para autoriteteve kur ishte ndaluar, kishte deklaruar se po tranportonte veshje në Piacenza e në Bergamo. Gjithsesi mbetet ende për t’u zbardhur detaje që i lidhin viktimat Haxhia me këtë operacion.

Gjithastu, Dosja.al, raportoi se grupi hetimor ka kërkuar ndëihmën e kompanive telefonike, për zbërthimin e celularëve që përdornin dy vëllezërit.

Besmir dhe Viktor Haxhia, të dy vëllezër të moshave 35 dhe 37 vjeç janë ekzekutuar me 55 plumba dy ditë më parë, në një atentat mafioz. Dy vëllezërit, me origjinë nga Puka dhe banues në lagjen nr.15 në Spitallë, po udhëtonin në një automjet të llojit “Golf 6” me targa AA716ZZ, që drejtohej nga Besmir Haxhia, në momentin që janë ekzekutuar.

Vëllezërit Haxhia kishin një pikë Exchange, një biznes ku jepnin makina me qira dhe shërbim karotreci në Spitallë. Paraprakisht dyshohet se vrasja mund të ketë ardhur për shkak të ndonjë konflikti prej bizneseve, ose të ndonjë borxhi për makinat.

Dhjetëra persona janë shoqëruar në polici, për të zbardhur detaje mbi ngjarjen e ndodhur dhe kamerat kanë fiksuar mjetin e llojit “Toyota”, nga ku ka dalë breshëria e plumbave.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besmir haxhia vitkor haxhia vrasje ne durres vrasje ne nishtulle besmir haxhia vitkor haxhia vrasje ne durres vrasje ne nishtulle

Sondazh

Poll