Aktualitet

“Kishin punët e tyre, merreshin me biznes”, flasin familjarët e vëllezërve Haxhia që lajmin e kobshëm e morën nga fqi

29 Prill 2020, 10:53 Nga DOSJA
“Kishin punët e tyre, merreshin me biznes”, flasin

DURRËS– Familjarët e vëllezërve Haxhia, që u ekzekutuan në atentin e para dy ditëve në Durrës, janë shprehur se djemtë ‘kishin punët e tyre’. Në një prononcim për gazetaren e Balkanëeb, Klodiana Haxhiajn, familjarët janë shprehur se nuk kanë pasur dijeni nëse Besmiri dhe Viktor Haxhia janë kërcënuar apo kanë pasur mosmarrëveshje me njeri.

Nuk dimë nëse djemtë ishin të përfshirë në ndonjë konflikt apo janë kërcënuar. Ata kishin punët e tyre, merreshin me biznes,”- mësohet të kenë thënë ata pas dëshmisë në polici.

Dy vëllezërit ishin djemtë e vetëm të familjes Haxhia dhe tashmë u ka mbetur shtëpia bosh, pasi tre motrat e tyre janë të martuara. Prindërit, lajmin e kobshëm për ekzekutimin e morën nga fqinjët. Ndërkohë mësohet se dyshohet se kanë qenë tre persona, ata që kanë marrë pjesë në atentat. Dosja.al mëson se hetimet po drejtohen në Bari, aty ku edhe para një muaji, u kap një sasi prej 20 kg kokainë dhe heroinë, në një kamion të modifikuar.

Pikërisht, mjeti në të cili ishte ngarkuar droga, dyshohet se është modifikuar në beiznesin e makinave të dy viktimave, Besmir dhe Viktor Haxhia.  Ndërkohë, burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije për Dosja.al se prokuroria ka kërkuar që të ‘zbërthehen’ të dy aparatet celularë që përdornin dy viktimat.

Kontaktet, mesazhet dhe telefonatat e kryera, pritet që të zbardhin më tepër detaje ndërkohë që mësohet se Besmir Haxhia, njëri nga vitkimat ka komunikuar me mesazheve, me persona të botës së krimit, të cilët veprojnë në qytetin e Durrësit dhe jo vetëm.

Besmir dhe Viktor Haxhia, të dy vëllezër të moshave 35 dhe 37 vjeç janë ekzekutuar me 55 plumba dy ditë më parë, në një atentat mafioz. Dy vëllezërit, me origjinë nga Puka dhe banues në lagjen nr.15 në Spitallë, po udhëtonin në një automjet të llojit “Golf 6” me targa AA716ZZ, që drejtohej nga Besmir Haxhia, në momentin që janë ekzekutuar.

Vëllezërit Haxhia kishin një pikë Exchange, një biznes ku jepnin makina me qira dhe shërbim karotreci në Spitallë. Paraprakisht dyshohet se vrasja mund të ketë ardhur për shkak të ndonjë konflikti prej bizneseve, ose të ndonjë borxhi për makinat. Dhjetëra persona janë shoqëruar në polici, për të zbardhur detaje mbi ngjarjen e ndodhur dhe kamerat kanë fiksuar mjetin e llojit “Toyota”, nga ku ka dalë breshëria e plumbave.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besmir haxhia viktor haxhia vrasje ne durres vrasje ne nishtulle besmir haxhia viktor haxhia vrasje ne durres vrasje ne nishtulle

Sondazh

Poll