Aktualitet

73-vjeçari i ngacmoi seksualisht vajzën, flet nëna e 9 vjeçares: Në fillim heshtëm se kishim frikë

29 Prill 2020, 10:34 Nga DOSJA
73-vjeçari i ngacmoi seksualisht vajzën, flet nëna e 9

Fier- Nëna e 9 vjeçares që u ngacmua seksualisht nga 73-vjeçari, Leonidha Rrapushi ka deklaruar së fundmi se nuk e ka bërë rastin publik që në fillim pasi kishte frikë se mund të lindte një konflikt mes familjeve, pasi ato janë edhe komshinj. Ajo shprehet se i moshuari nuk e ka prekur vajzën, po ka bërë veprime të turpshme ndaj saj.

Unë kur e mora vesh isha më e vëmenshme, unë pash nga pas dhe thërras vajzën pasi ai bënte akt të turpshëm ndaj vajzës sime. Në momentin që unë thërras vajzën dhe ai trembet dhe largohet. Unë për arsye konflikti mes fqinjëve dhe kam heshtur, nuk e ka prekur për të prekur vajzën por thjesht se ka bërë nga larg veprime të turpshme. Vajza nuk është prekur, por është ngacmuar me fjalë dhe me veprime të bëra nga ai person”, është shprehur nëna e 9 vjeçares për abc news.

Dy ditë më parë nëna e 9-vjeçares denoncoi se i moshuari ka ngacuar seksualisht vajzën 9 vjeçe. Ajo u shpreh se 73-vjeçari e merrte vajzën e vogël në dhomën e tij duke e gënjyer me çokollata dhe me lekë dhe tregonte video pornografike. Ka qenë vajza ajo që rrëfeu ngjarjen e rëndë tek nëna  e saj. Menjëherë i moshuari u arrestua nga Policia dhe gjykata ndaj tij ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abuzim seksual në fier leonidha rrapushi abuzim seksual në fier leonidha rrapushi

Sondazh

Poll