Aktualitet

Kërkoi lehtësim dënimi për shkak të Covid-19, gjykata rrëzon kërkesën e vëllait të Admir Muratajt

29 Prill 2020, 11:03 Nga DOSJA
Kërkoi lehtësim dënimi për shkak të Covid-19, gjykata

Tiranë- Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e Aleksandër Muratajt për ndryshim të masës së sigurisë për shkak të Covid-19, ku ka kërkuar lehtësim dënimi. Ai është i dënuar me 16 vite burg për grabitjen e blindave me para në Rrugën e Rinasit, në vitin 2017.  Po kështu,  Aleksander Murataj është vëllai i Admir Murataj që mbeti i vrarë pas grabitjes  së 9 prill në aeroportin e Rinasit.

 

Kujtojmë që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i dha leje në vitin 2019 Aleksandër Muratajt, për të marrë pjesë në varrimin e babait. Ndërsa, nuk u lejua që të merrte pjesë në  në varrimin e Admirit, (vëllait të vrarë në grabitjen e Rinasit) dhe kjo u shoqërua me tension në burgun 313,  ku ai ndodhet edhe tani.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander murataj aleksander murataj

Sondazh

Poll